
Revista Kërkime Pedagogjike është botim vjetor i Institutit Pedagogjik të Kosovës. Këtë vit, si rezultat i projekteve të shumta kërkimore, ajo botohet në tri vëllime, të cilat përfshijnë tema të trajtuara nga punonjës dhe bashkëpunëtorë shkencorë, brenda dhe jashtë Institutit. Revista botohet me ISSN, në versionin online dhe të shtypur. https://albanica.al/kerkime_pedagogjike/index
Vëllimi i parë, me nëntë artikuj, ofron perspektiva të reja dhe qasje të thelluara mbi punën me fëmijë dhe nxënës, praktikat e mësimdhënies dhe menaxhimin e institucioneve për shërbime edukative, cilësore dhe gjithëpërfshirëse. Artikujt trajtojnë çështje të rëndësishme në fushën e fëmijërisë së hershme, si dhe aspekte specifike të punës me edukatorë, mësimdhënës dhe partnerë bashkëpunues. https://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/02/Kerkime-Pedagogjike-2024-vellimi-1.pdf
Vëllimi i dytë, i cili përmban tetë artikuj, pasqyron përpjekjet dhe angazhimin e vazhdueshëm të profesionistëve për avancimin e praktikave pedagogjike. Artikujt ofrojnë evidencë shkencore, perspektiva të reja dhe qasje të thelluara mbi zbatimin e kurrikulës, metodologjitë e mësimdhënies dhe rezultatet e nxënësve. https://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/02/Kerkime-Pedagogjike-2024-vellimi-2.pdf
Vëllimi i tretë, gjithashtu me tetë artikuj, përqendrohet në tematika që lidhen me zhvillimin e arsimit, rolin e udhëheqjes arsimore dhe zhvillimin profesional. Ky vëllim përfshin studime dhe analiza nga punonjës dhe bashkëpunëtorë shkencorë, duke kontribuar në pasurimin e njohurive në fushën e edukimit. https://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/02/Kerkime-Pedagogjike-2024-vellimi-3.pdf
Temat dhe çështjet e trajtuara në këto vëllime, përmes qasjeve kërkimore sasiore dhe cilësore, paraqesin një burim të rëndësishëm për studiuesit dhe profesionistët e edukimit. Rezultatet e këtyre studimeve shërbejnë si një bazë e vlefshme për hulumtime të mëtejshme mbi çështjet e identifikuara.
Instituti Pedagogjik i Kosovës shpreh mirënjohje dhe falënderim për autorët e punimeve dhe recensentët, për kontributin e tyre të çmuar profesional dhe publikimin e punimeve në Kërkime Pedagogjike.
#Institutit Pedagogjik të Kosovës