Rëndësia e modulit
Programi i trajnimit ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për mësimdhënës për punë me nxënës me vështirësi në shkrim dhe lexim.
Lloji i programit: Plotësues (60 orë pune)
Rezultatet e programit:
Në përfundim të programit të trajnimit, secili nga pjesëmarrësit duhet të arrijë këto rezultate:
- Identifikon vështirësitë e nxënësve në shkrim dhe lexim;
- Përdor instrumentet e vlerësimit individual dhe grupor të shkathtësive të leximit dhe shkrimit;
- Analizon dhe interpreton rezultatet e dala nga instrumentet e vlerësimit;
- Përdor metoda alternative të mësimdhënies për punë me nxënësit që kanë vështirësi në lexim dhe shkrim;
- Krijon materiale alternative të nxënit për të mbështetur nxënësit që kanë vështirësi në shkrim dhe lexim;
- Harton dhe zbaton plane individuale për nxënësit me vështirësi në shkrim dhe lexim;
- Ofron mbështetje për nxënësit me vështirësi në shkrim dhe lexim;
- Udhëzon drejtë mësimdhënësit tjerë si tu ofrohet mbështetja nxënësve me vështirësi në shkrim dhe lexim.
APLIKO