Thirrje për autorë të jashtëm_KP-2026_Final
01/09/2026 2026-09-01 11:18Thirrje për autorë të jashtëm_KP-2026_Final
|
|
|
Instituti Pedagogjik i Kosovës Pedagoski Institut Kosova Kosovo Pedagogical Institute |
Thirrje për dërgimin e punimeve për botim në
revistën shkencore
“Kërkime Pedagogjike” (2026)
Thirrje për studiues/autorë të punimeve të fushës së
Pedagogjisë – Edukimit për botim të punimeve në revistën shekncore te
Institutit Pedagogjik të Kosovës “Kërkime Pedagogjike” 2026.
Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK), me synim të krijimit
të urave të reja të bashkëpunimit me studiues në fushën e Pedagogjisë –
Edukimit, fton studiues/autorë të interesuar të botojnë punimet e tyre në
revistën shkencore të Institutit “Kërkime Pedagogjike” 2026.
Revista shkencore “Kërkime Pedagogjike” ka numrin e saj
të ISSN-së, publikohet çdo vit nga Instituti (botim në letër dhe online) si dhe
në platformën e revistave akademike dhe shkencore shqiptare, Albanica – https://albanica.al/home/
Nga aplikimet me punime në këtë thirrje, redaksia e
revistës shkencore “Kërkime Pedagogjike” ka planifikuar të përzgjedhë 6 deri
në 8 artikuj/punime, të cilët ndër të tjera veçohen me një fokus në
ofrimin e alternativave për zgjidhje të problemeve të caktuara në fushën e
edukimit, sektorit të arsimit parauniversitar, të bazuara në evidenca dhe
gjetje relevante të studimit.
Punimet që do të përzgjedhen nga kjo thirrje do të
botohen në një numër të veçantë të revistës ‘Kërkime Pedagogjike’ të vitit
2026. Botimet do të pajiset me DOI nëpërmejt Crossref dhe do të publikohen
vetëm në version online në revistën Kërkime Pedagogjike 2026 – https://albanica.al/home/journal.php?path=kerkime_pedagogjike
Në këtë numër, ftojmë studiuesi/autorët të aplikojnë me
punimet e tyre lidhur me njërën nga temat e mëposhtme:
1. Politikat dhe sistemet për
zhvillimin profesional të mësimdhënësve
Analiza e politikave arsimore dhe mekanizmave
institucionalë që rregullojnë zhvillimin profesional të mësimdhënësve,
përfshirë sistemin e licencimit, avancimin në karrierë, vlerësimin e
performancës dhe ndërlidhjen e tyre me cilësinë e arsimit dhe përmirësimin e
praktikave mësimore.
2. Udhëheqja arsimore, mbikëqyrja
pedagogjike dhe monitorimi profesional
Roli i udhëheqjes së shkollës, strukturave profesionale
dhe mekanizmave të mbikëqyrjes pedagogjike në identifikimin e nevojave për
zhvillim profesional, mbështetjen e mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë
së mësimdhënies përmes monitorimit, reflektimit profesional dhe kulturës së
bashkëpunimit në shkollë.
3. Mirëqenia profesionale,
motivimi dhe zhvillimi i mësimdhënësve përgjatë karrierës
Çështje që lidhen me mirëqenien profesionale, motivimin
dhe përballimin e sfidave gjatë fazave të ndryshme të karrierës së
mësimdhënësve, duke përfshirë mbështetjen për mësimdhënësit fillestarë dhe
zhvillimin profesional të vazhdueshëm në kontekste të ndryshme arsimore. Kjo
tematikë përfshin gjithashtu rolin e zhvillimit profesional me bazë në shkollë
dhe të bashkëpunimit profesional ndërmjet mësimdhënësve si mekanizma që
mbështesin reflektimin profesional, të nxënit kolegjial dhe zhvillimin e
praktikave efektive të mësimdhënies.
4. Transformimi digjital dhe
inteligjenca artificiale në zhvillimin profesional të mësimdhënësve
Integrimi i teknologjisë dhe transformimit digjital në
proceset e mësimdhënies dhe të të nxënit, zhvillimi i kompetencave digjitale të
mësimdhënësve, përdorimi i inteligjencës artificiale në mësimdhënie dhe në
zhvillimin profesional, si dhe ndikimi i tyre në inovacionin pedagogjik dhe në
përmirësimin e praktikave arsimore.
5. Zhvillimi profesional për
përmirësimin e cilësisë së të nxënit: kurrikula, tekstet shkollore, dhe kultura
e leximit
Roli i zhvillimit profesional të mësimdhënësve në
zbatimin dhe rishikimin e kurrikulës, në përzgjedhjen, përdorimin dhe
përmirësimin e teksteve dhe materialeve mësimore, si dhe në zhvillimin dhe
integrimin e lektyrave shkollore në procesin e të nxënit. Kjo tematikë trajton
gjithashtu promovimin e kulturës së leximit, zhvillimin e kompetencave të
lexim-shkrimit (literacy) dhe të leximit me kuptim, si faktorë kyç për
përmirësimin e cilësisë së të nxënit te fëmijët dhe nxënësit.
Data me rëndësi:
Þ
Dërgimi i artikullit/punimit nga autori/autorët: deri më 15 Tetor 2026
Þ
Informata kthyese nga redaksia për artikullin/punimin: deri më 31 tetor
2026
Þ
Dërgimi i punimit të rishikuar/plotësuar nga autori/autorët: deri më 10
nëntor 2026
Þ
Publikimi i revistës “Kërkime Pedagogjike”: deri më 15 dhjetor 2026
Kriteret për botim të punimeve
Punimet për botim në Revisten “Kërkime Pedagogjike” të
IPK-së, vlerësohen nga redaksia e revistës. Punimet, të cilat do të shqyrtohen
për botim duhet t’i plotësojnë kriteret vijuese;
- Punimi/et duhet të jenë në përputhje me stilin APA 7 (struktura,
referencat, stili i shkrimit) – https://apastyle.apa.org
- Titulli i
punimit duhet të përfaqësojë përmbajtjen e punimit. Duhet t’i përmbajë jo
më shumë se 12 fjalë;
- Punimi duhet të
kenë emrin, mbiemrin e autorit/eve, emrin e institucionit/organizatës ku
punon autori/ët;
- Stili i
shkronjave Times New Roman 12, ndërsa titulli Times New Roman 14;
- Emrin dhe
mbiemrin e së paku dy recensentëve të punimit;
- Punimi duhet të
ketë abstraktin sipas kritereve:
- Abstrakti duhet të përmbajnë 200 deri në 250 fjalë.
- Abstrakti
duhet të përmbajë një hyrje të shkurtër për temën, qëllimin, metodën
kryesore të përdorur, gjetjet ose implikimet dhe përfundimet kryesore.
- Abstrakti
mund të ketë deri në shtatë (7) fjalë çelës. Stili i shkrimit sipas
APA-s, botimi 7.
- Abstrakti
duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
- Punimi i plotë
i dërguar për shqyrtim dhe për botim duhet të përmbajë: abstraktin, hyrjen
për temën, qëllimin dhe problemin, kontekstin teorik – shqyrtimin e
literaturës, metodologjinë e aplikuar, gjetjet dhe analizën e tyre,
diskutimin dhe implikimet, përfundimet dhe rekomandimet.
- Punimi duhet të
jetë nga 6000 – 8000 fjalë. Në këtë numër nuk përfshihen abstrakti,
tabelat, figurat dhe referencat e punimit/artikullit.
- Punimi i plotë
i dërguar për shqyrtim dhe për botim duhet të ketë raportin me emrin dhe
mbiemrin e redaktorit gjuhësor;
- Krahas dërgimit
të punimit të plotë, autori/ja i dërgon edhe raportet e vlerësimit të dy
recensentëve të punimit. Recensentët duhet të jenë me përvojë nga fusha e
ngushtë e punimit.
Artikujt/punimet dërgohen në
emal-adresën: institutipedagogjik@gmail.com
Ju mirëpresim!