Thirrje për dërgimin e punimeve për botim në revistën shkencore “Kërkime Pedagogjike” (2026)
01/09/2026 2026-09-01 11:34Thirrje për dërgimin e punimeve për botim në revistën shkencore “Kërkime Pedagogjike” (2026)
Instituti
Pedagogjik i Kosovës realizoi trajnimin treditor me temën “Përgatitja dhe
përdorimi i materialeve mësimore”, i mbajtur në SHFMU “Ismail Qemali” në
Prishtinë. Në trajnim morën pjesë 35 mësimdhënëse të arsimit fillor, ndërsa
aktiviteti u udhëhoq nga trajneret Sahare Reçica Havolli dhe Lirije Bytyqi
Beqiri.
Trajnimi
kishte për synim aftësimin e mësimdhënësve për përzgjedhjen, planifikimin,
përgatitjen dhe përdorimin e materialeve mësimore, bazuar në kriteret, kërkesat
dhe udhëzimet e përcaktuara në dokumentet kurrikulare.
Gjatë
trajnimit u realizuan sesione të ndryshme, në të cilat pjesëmarrësit reflektuan
mbi rëndësinë e materialeve mësimore, u njohën me kriteret për përzgjedhjen dhe
përdorimin efektiv të tyre në arritjen e rezultateve mësimore, si dhe aplikuan
njohuritë e fituara në përzgjedhjen, planifikimin dhe diskutimin rreth
efektivitetit të këtyre materialeve në procesin mësimor me nxënësit.
Në
ditën e tretë, mësimdhënësit, të grupuar sipas klasave me të cilat punojnë,
ndanë përvojat e tyre lidhur me përdorimin e materialeve mësimore në procesin
mësimor. Ata analizuan dhe diskutuan të arriturat, sfidat e hasura, si dhe
nevojat për përmirësim të mëtejmë në praktikën e tyre profesionale.
Përmbajtja,
metodologjia e trajnimit dhe ekspertiza e trajnereve u vlerësuan lart nga
pjesëmarrësit. Falënderuan Institutin Pedagogjik të Kosovës dhe trajneret e
programit për kontributin në zhvillimin profesional dhe ngritjen e kapaciteteve
të tyre profesionale.