Konkursi për Bursën Fulbright-National Archives Heritage Science për vitin akademik 2022-2023

usembassypristina

The Fulbright-National Archives Heritage Science Fellowship, komponentë e Fulbright Visiting Scholar Program, ofron një mundësi për studiuesit që të lidhen me shkencëtarët dhe ekspertët e Arkivave Kombëtare gjatë kryerjes së hulutimit në laboratorin më të ri për hulumtim dhe testim shkencor të trashëgimisë pranë Arkivave Kombëtare në College Park, Maryland. Kjo bursë mundësohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Administratës së Arkivave Kombëtare dhe të Dhënave. Bursa është themeluar për të mbështetur edukimin shkencor të arkivave, ruajtjen dhe hulumtimin e tyre.

Bursisti/ja i/e përzgjedhur do të punojë ne Laboratorin për Testim dhe Hulumtin Shkencorë pranë Arkivave Kombëtare, në një objekt me pajisjet më të reja, përqëndruar në hulumtim shkencor me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes dhe qasjes së vazhdueshme të publikut në artefaktet, të dhëna dhe dokumente kulturore dhe historike.

Konkursi për Bursën Fulbright-National Archives Heritage Science për vitin akademik 2022-2023 do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 15 tetor, 2021. Për aplikimin online dhe udhëzimet tjera, ju lutemi të klikoni këtu: https://cies.org/fulbrightnationalarchivesdhe për të gjitha informatat tjera rreth bursës, vizitoni https://cies.org/fulbrightnationalarchives.

Për më shumë informata: U.S. Embassy in Kosovo