Ballina

Instituti Pedagogjik
i Kosovës

Institucion i pavarur publik, kërkimor-shkencor, që merret me hulumtime, trajnime, vlerësime, eksperimentime dhe inovacione në fushën e arsimit.

Hulumtimet

Në ndihmë të zhvillimit dhe modernizimit të tërësishëm të sistemit arsimor në Kosovë, në përputhje me kërkesat, standardet dhe vlerat e shoqërisë demokratike.

Programet e Trajnimit

Në funksion të përmirësimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e Kosovës, duke ngritur atë në shkallë bashkëkohore, integruese dhe të krahasueshme me standardet e BE-së.

Konferencat

unnamed-768x512-1.jpg
Konferencat e Institutit Pedagogjik të Kosovës shërbejnë si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e arsimit, duke bashkuar profesionistë, studiues dhe mësimdhënës nga vendi dhe rajoni.

Konkurset

Untitled-design-4.jpg
Instituti shpall rregullisht konkurse për punësime, avancime dhe bashkëpunim shkencor, duke siguruar transparencë dhe mundësi për profesionistë dhe hulumtues të angazhohen në zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Qëllimi

Misioni i Institutit Pedagogjik të Kosovës është: Të ofrojë shërbime profesionale për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe institucionet arsimore të të gjitha niveleve në Kosovë, përmes hulumtimeve, trajnimeve, këshillimeve, monitorimit dhe vlerësimit, si dhe publikimeve profesionale në fusha të ndryshme të edukimit. Po ashtu detyrë kryesore e IPK-së është të hulumtojë, analizojë dhe krahasojë të arriturat arsimore në Kosovë me vendet tjera. Të zhvillojë punë kërkimore sipas detyrave të sektorëve në fushat e kurrikulës standardeve arsimore, teksteve shkollore, vlerësimit, trajnimit të mësimdhënësve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore. Të ofrojë trajnime në fushat e kurrikulës, standardeve arsimore, teksteve shkollore, vlerësimit, trajnimit të mësimdhënësve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore, të ofrojë mbështetje për MASHT-in dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit në zhvillimin e politikave arsimore dhe reformave në fushën e arsimit, të përgatisë, të prezantojë dhe të publikojë rezultatet e hulumtimeve të bëra, botime të veçanta, material didaktike dhe doracakë për mësimdhënës dhe drejtues të institucioneve arsimore.

Publikimet

Themeluar për të mbështetur zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit arsimor në Republikën e Kosovës.

© 2025 IPK. All Rights Reserved

Instituti Pedagogjik i Kosovës

Adresa:
Rr. Lorenc Antoni nr. 38
Prishtinë 10000,
Republika e Kosovës

Tel: +383 (0)38 213 830

Email: institutipedagogjik@gmail.com