ipk-background INSTITUTI PEDAGOGJIK I KOSOVËS Institucion i pavarur publik, kërkimor-shkencor, që merret me hulumtime, trajnime, vlerësime, eksperimentime dhe inovacione në fushën e arsimit. MË SHUMË ipk-background HULUMTIMET Në ndihmë të zhvillimit dhe modernizimit të tërësishëm të  sistemit arsimor në Kosovë, në përputhje me kërkesat, standardet dhe vlerat e shoqërisë demokratike. MË SHUMË ipk-background PROGRAMET E TRAJNIMIT Në funksion të përmirësimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e Kosovës, duke ngritur atë në shkallë bashkëkohore, integruese dhe të krahasueshme me standardet e BE-së. MË SHUMË 3 1 2

Qëllimi

Misioni i Institutit Pedagogjik të Kosovës është: Të ofrojë shërbime profesionale për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe institucionet arsimore të të gjitha niveleve në Kosovë, përmes hulumtimeve, trajnimeve, këshillimeve, monitorimit dhe vlerësimit, si dhe publikimeve profesionale në fusha të ndryshme të edukimit. Po ashtu detyrë kryesore e IPK-së është të  hulumtojë, analizojë dhe krahasojë të arriturat arsimore në Kosovë me vendet tjera. Të zhvillojë punë kërkimore sipas detyrave të sektorëve në fushat e kurrikulës standardeve arsimore, teksteve shkollore, vlerësimit, trajnimit të mësimdhënësve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore. Të ofrojë trajnime në fushat e kurrikulës, standardeve arsimore, teksteve shkollore, vlerësimit, trajnimit të mësimdhënësve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore, të ofrojë mbështetje për MASHT-in dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit në zhvillimin e politikave arsimore dhe reformave në fushën e arsimit, të përgatisë, të prezantojë dhe të publikojë rezultatet e hulumtimeve të bëra, botime të veçanta, material didaktike dhe doracakë për mësimdhënës dhe drejtues të institucioneve arsimore.

Programet

Ngjarje

Data të rëndësishme