Takimi i ekspertëve IPK/CIDREE
”Praktikat e zhvillimit në karrierë dhe vlerësimi i performancës së udhëheqësve të shkollave”
26 – 27 shtator 2019
Prishtinë, Kosovë
Në kuadër të bashkëpunimit me CIDREE, IPK-ja organizoi takimin me ekspertë për të trajtuar temën “Praktikat e zhvillimit në karrierë dhe vlerësimit të performancës së drejtorëve të shkollave”. Pjesëmarrës në takim ishin ekspertë nga katër shtete anëtare në CIDREE: Skoci, Estoni, Francë dhe Slloveni, dhe ekspertë vendorë, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, nga Fakulteti i Edukimit, Drejtoritë komunale, përfaqësues nga Deutsche Gesellschaft für Intrenationale Zusammenarbeit-GIZ, ekspertë vendorë dhe hulumtues nga IPK-ja.
Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e praktikave të mira në fushën e zhvillimit në karrierë dhe vlerësimit të performancës së drejtorëve të shkollave. Takimi krijoi mundësinë për prezantim dhe reflektim individual dhe grupor për politikat dhe praktikat më të mira shtetërore të vendeve pjesëmarrëse, si dhe për shqyrtimin e mundësive që këto praktika të adaptohen edhe për kontekstin e Kosovës.
2 (1)

3

4

5 (1)

CIDREE- Visit to National Library of Kosovo
Instituti Pedagogjik i Kosovës filloj procesin e hartimit të planit strategjik për periudhën 2019-2021
IMG_4061
Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, me përkrahjen e UNICEF-it, sot mbajtën konferencë në të cilën prezantuan raportin “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”
Konferenca kishte për qëllim të informojë palët e interesit lidhur me përvojat e para në vlerësimin e brendshëm të performancës së shkollës në Kosovë, ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet politikave, procedurave dhe qasjeve ndaj vlerësimit të performancës së shkollës në Kosovë me vendet e BE-së , si dhe të këmbejë përvojat dhe praktikat e përfaqësuesve të institucioneve arsimore në Kosovë që kanë rol dhe përgjegjësi në sigurimin e cilësisë në institucionet arsimore parauniversitare.
Në fund të konferencës u shpërndanë certifikatat për drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e cilësisë të përfshirë në programin e trajnimit për vlerësim të performancës së shkollës.
Raporti i plotë i studimit do të publikohet në ueb-faqe të Institutit Pedagogjik të Kosovës.

IMG_3846
IMG_3855

IMG_3861

IMG_3876

IMG_3913

IMG_3849
IMG_3846
Instituti Pedagogjik i Kosovës në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit në komunat Drenas dhe Han të Elezit, gjatë vitit shkollor 2016-2017 ka realizuar programin e trajnimit “Identifikimi i nxënësve me vështirësi në shkrim e lexim dhe ofrimin e mbështetjes për tejkalimin e vështirësive”. Në trajnim janë përfshirë 80 mësimdhënës (mësimdhënësit e arsimit fillor dhe mësimdhënësit e gjuhëve).
Në kuadër të këtij programi të trajnimit, mësimdhënësit janë përkrahur në aspektin profesional për të bërë identifikimin e nxënësve me vështirësi në shkrim dhe lexim, planifikimin dhe realizimin e punës plotësuese me nxënësit e identifikuar me vështirësi, si dhe krijimin e materialeve didaktike të cilat ndihmojnë në tejkalimin e vështirësive në shkrim dhe lexim.
Me qëllim të mbështetjes së mësimdhënësve, hulumtuesit e Institutit Pedagogjik të Kosovës kanë realizuar edhe mentorim për mësimdhënësit gjatë punës në përkrahje të nxënësve për tejkalimin e vështirësive në shkrim dhe lexim.

1

2

3

4

5

6
Dhjetë vjetori i themelimit të IPK-së
2
1

2

3
Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin – Isa Boletini në Mitrovicë
Bashkepunimi-me-IPK.
Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe Instituti i Zhvillimit të Arsimit në Shqipëri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin e palëve për realizimin e interesave të dyanshme në fushën kërkimore-shkencore dhe për mbështetje të sistemeve arsimore të të dyja vendeve. Kjo marrëveshje është hartuar si e përgjithshme, duke krijuar mundësi të bashkëpunimit ndërmjet sektorëve të të dy instituteve. Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar nga drejtorët aktualë të instituteve, znj. Mirela Andoni (IZHA) dhe znj.Labëri Luzha (IPK). I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe zv.ministri i Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë z. Gerti Janaqi . Aty, drejtorët, ndër të tjera, u zotuan se bashkëpunimi ndërmjet instituteve do të jetë më i frytshëm në të ardhmen dhe në këtë kuadër të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor të të dyja vendeve.

image-0-02-05-39b94366a4cddf7f398ca98f4d38f4c2afb845cbbff31bfdee067ef7d21a705e-V
Certifikimi i mësimdhënësve
IMG_2523 (1)

IMG_2492

IMG_2521

IMG_2600
Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe Ministria e Arimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të përkrahur nga UNICEF, më 16 mars 2017, kanë prezantuar pakon e dokumenteve , të hartuara për sigurimin e cilësisë së performancës së shkollës, si pjesë e sistemit për sigurimin e cilësisë në arsimin para-universitar të Kosovës. Kjo pako, përbëhet nga: Korniza për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës, Instrumenti për vlerësim të performancës së shkollës, Udhëzuesi për vlerësim të brendshëm, Udhëzuesi për udhëheqjen e zbatimit të kurrikulës në shkollë.
Në takim kanë marrë pjesë drejtorë të DKA-ve, koordinatorë të cilësisë në DKA, inspektorë të arsimit, zyrtarë të arsimit në MASHT, Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe përfaqësues nga UNICEF.

IMG_1763
IMG_1753
IMG_1750
Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) me mbështetje të MASHT-it dhe UNICEF-it, organizoj punëtori nga data 30 shtator – 3 tetor 2016 për realizimin e projektin “Sigurimi i cilësisë së performancës së shkollës në Kosovë”. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte analiza e gjendjes aktuale në dokumentet dhe politikat arsimore që adresojnë sistemin e cilësisë dhe të vlerësimit të përformancës së shkollës dhe hartimi i UA për procedurat e vlerësimit të përformancës së shkollës.
IMG_0721

IMG_0711

IMG_0720
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Hanit të Elezit dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës me
14753798_523455974531062_4557213161849887969_o

14567376_523456171197709_7686564124450063072_o
Foto nga vizita e ministrit Dr.Arsim Bajrami në Institutin Pedagogjik të Kosovës.
DSC_0184

DSC_0194 (1)

IMG_0690