Instituti Pedagogjik i Kosovës është partner i projektit SHPRESE – Vendosja e standardeve parafillore te cilësisë së lartë duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë, implementuar nga Caritasi Zviceran në Kosove dhe financuar nga Qeveria e Lihtenshtajnit, Medicor Foundation dhe Agjencia Zvicerane per Zhvillim.

QËLLIMI

Kontribuimi në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në Arsimin Parafillor në Kosovë.

Objektiva dhe rezultatet kryesore të projektit që lidhen direkt me partneritetin e IPK-së në SHPRESE është:

Objektiva 1: Cilësia e përmirësuar e APF në Kosovë përmes shërbimit qeveritar të përmirësuar dhe të qëndrueshëm në trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për edukatorët ekzisutes parafillor në nivel komunal dhe krijimi i nje mjedisi miqësor për fëmijët në klasat parafillore.

R 1.1.Zhvillon kapacitetet e IPK-së dhe ajo bënë ngritjen e vazhdueshme të kapacitetve, monitorimin e edukatorëve për APF në Kosovë.

R 1.2 Drejtoritë Komunale të Arsimit plotësisht pranojnë të bashkëpunojnë me IPK-në dhe MASHT-in për përmirësimin dhe ruajtjen e standardeve bashkëkohore cilësore në mësimdhënie ne APF.

AKTIVITETE

Në kuadërtë projektit SHPRESE, Instituti Pedagogjik i Kosovës është përgjegjës për koordinimin e projektit, saktësisht ofrimin e trajnimeve për 700 edukatorë të kopshteve publike, në 21 komunat e Kosovës.

Trajnimi “Përgatitja e edukatorëve parafillor për përkrahjen dhe zhvillimin e potencialit të fëmijëve përmes lojës dhe kreativitetit” është i akredituar nga MASHT-i dhe ka 58 orë certfikuese.

Trajnimet ofrohen përmes angazhimit të dhjetë Master Trajnerëve, 6 trajnerë të brendshëm të IPK-së dhe 4 trajnerë të jashtëm. Trajnerët po ashtu janë të certifikuar nga MASHT-i, Caritasi Zviceran dhe IPK, për ofrimin e trajnimit dhe janë gjatë gjithë kohës në proces të ngitjes së kapaciteteve deri në përfundim të projektit SHPRESE.

IPK përmes Koordinatores dhe Asitentes së projektit, të cilat funksionojnë brenda zyreve të tij, kontriubon edhe në aktivitetet e tjera të projektit.

Stafi i IPK-së i cili nuk është direkt i përfshirë në projekt, saktësisht si Master Trajnerë, po ashtu do të jenë përfitues nga projekti SHPRESE, bazuar ne Planin e aktiviteteve, të hartuar në bashkëpunim me IPK-në dhe ekspert të jashtëm dhe të miratuar nga Këshilli Drejtues i IPK-së.

PUBLIKIMET

caritas

INFORMATA TË PËRGJITHSHME

  • Vendi: 21 Komunat e Kosovës
  • Kohëzgjatja: 01.09.2018 – 30.06.2022
  • Sektorët e ndërhyrjës: Edukimi në fëmijërinë e hershme

Grupet e synuara:

  • Fëmijët e moshës 5 – 6
  • Edukatorët parafillor në shërbimin dhe para shërbimit;
  • Institucionet nacionale, lokale dhe të nivelit akadamik;