Lajme

Bashkëpunimi në kuadër të projektit QUASAR – CIDREE

Bashkëpunimi në kuadër të projektit QUASAR – CIDREE

Në vitin 2015, Instituti Pedagogjik i Kosovës u anëtarësua në Konsorciumin e Instituteve për Zhvillim dhe Hulumtim në Edukim në Evropë (CIDREE – Consortium of Institutions for Development and Research in Education in Europe). Hulumtuesit e IPK –së marrin pjesë dhe kontribuojnë në të gjitha  aktivitete e përbashkëta, si dhe përgatisin dhe i botojnë punimet në Vjetarin e përbashkët të CIDREE, i cili prezantohet dhe promovohet në Konferencën Vjetore të CIDREE.

CIDREE është një rrjet i vetëmenaxhuar i njësive edukative, të cilat luajnë rol të njohur nacional në fushën e zhvillimit të kurrikulave dhe/ose në fushën e hulumtimit në edukim. Është krijuar në vitin 1999, me qasje për ndërtimin e raporteve të afërta të bashkëpunimit në sistemin edukativ evropian. CIDREE udhëhiqet nga anëtarët, për anëtarët.

Misioni i CIDREE:

  • Të kontribuojë në rritjen e kualitetit të vendeve anëtare, përmes ndërlidhjes dhe shkëmbimit në nivel të lartë të njohurive dhe përvojave;
  • Të ndërtojë CIDREE-n si një rrjet me ndikim, dinamik dhe të përgjegjshëm, që mbështet interesat individuale dhe të institucioneve – anëtarëve;
  • Të respektojë interesat e institucioneve anëtare në rrjetet dhe organizatat e tjera evropiane.

Në suaza të veprimtarisë dhe mundësive të bashkëpunimit të vendeve anëtare të CIDREE,  Institute for Education Quality and Evaluation –IEQE nga Serbia (https://ceo.educ.rs), në vitin 2022 realizon projektin ‘Quality Assurance in Education: Strategical Approach in Reading literacy-QUASAR’. Pjesë e këtij projekti janë edhe Kosova, e përfaqësuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës-IPK (https://ipkmasht.rks-gov.net) dhe Sllovenia, e përfaqësuar nga National Education Institute of Slovenia-NEI(https://www.zrss.si).

Në projektin QUASAR, përveç shkëmbimit të përvojave për temën e projektit, në fokus të bashkëpunimit janë reflektimi dhe identifikimi i qasjeve për këto aspekte:

  • Politikat zyrtare në vendet anëtare të CIDREE, në zhvillimin e shkrim-leximit (standardet arsimore, kurrikula e gjuhës/leximit në arsimin fillor, zhvillimi profesional-kërkesat dhe programet);
  • Përvoja në iniciativat kombëtare, rajonale dhe lokale, në nxitjen e shkrim-leximit në arsimin fillor;
  • Monitorimi i progresit të nxënësve në lexim (vlerësimi kombëtar, provimi përfundimtar në fund të shkollës fillore) dhe ndikimi i pandemisë Covid-19 në shkrim-leximin.

Duke qenë se leximi është hapi i parë dhe baza për çdo mësim dhe zhvillim, synimi është që, përmes bashkëpunimit, të identifikojmë përvojat e mira dhe mundësitë për:

  • Përmirësim/avancim të shkathtësive të nxënësve për shkrim-lexim;
  • Zhvillim të koncepteve për Strategji Kombëtare për inkurajim të shkrim-leximit,
  • Identifikim të qasjeve dhe masave që do të përmirësojnë rezultatet e nxënësve në vlerësimin kombëtar dhe ndërkombëtar në shkrim-lexim.
  • Mbledhje të shembujve të praktikave të mira nga vende të ndryshme, të cilët do të shpërndahen përmes faqes së internetit CIDREE, faqes së internetit të institucioneve partnere dhe rrjeteve sociale,
  • Mbledhje të ideve dhe temave për takime/projekte të mëtejshme,
  • Zhvillim të dokumenteve/publikimeve që mund të përdoren nga institucionet anëtare.

Përfaqësues nga IPK-ja në aktivitetet e projektit, përfshirë edhe vizitat dhe takimet në bashkëpunim,  është përcaktuar të jenë hulumtuesit Ismet Potera, Luljeta Shala dhe koordinatorja nacionale për CIDREE, Haxhere Zylfiu.

Takimi i parë, në kuadër të projektit të përbashkët, u mbajt në Beograd, më 17 dhe 18 maj 2022. Mikpritës ishin udhëheqës dhe zyrtarë nga IEQE, ndërsa pjesëmarrës ishin përfaqësues nga NIE si dhe hulumtuesit nga IPK.

Në takim u prezantuan dhe u diskutuan informatat lidhur me politikat zyrtare në vendet partnere në zhvillimin e shkrim-leximit, kurrikulat e gjuhës/leximit në arsimin fillor, kërkesat dhe programet për zhvillim profesional të mësimdhënësve, procesi i të mësuarit nga kolegët për standardet arsimore dhe përvojat në iniciativat kombëtare, rajonale dhe lokale për inkurajimin e shkrim-leximit. U reflektua për përvojat dhe u dhanë materialet për publikim në platformën SharePoint, në të cilin mund të kenë qasje të gjitha institucionet anëtare në CIDREE.

Takimi i dytë në kuadër të projektit u mbajt në Ljubljanë të Sllovenisë në datat 08 dhe 09 shtator 2022.

Temat e trajtuara gjatë takimit/punëtorisë ishin: reflektim për aktivitetet e ndërmarra ndërmejt dy takimeve, stimulimi i ambientit të të mësuarit për zhvillimin e kompetencave të shkrim-leximit, qasjet didaktike për zhvillimin e shkrim –leximit dhe vlerësimi formativ si qasje kryesore  për zhvillimin e shkrim-leximit, qasjet didaktike në shkolla, vlerësimi i zbatimit të shkrim-leximit në shkolla, ndërlidhja e zhvillimit të kompetencës së shkrim-leximit me atë të teknologjisë së informacionit, etj.

Prezent ishin edhe mësimdhënës të shkollave fillore dhe udhëheqësve të shkollave, me të cilët u diskutua lidhur me përvojat e shtetit  slloven për zhvillimin e shkrim-leximit në shkolla, përfshirë përvojat e mësimdhënësve për zhvillimin e shkrim-leximit në klasat ku ata punojnë, mbështetjen që  ofrojnë udhëheqësit e shkollave për zhvillimin e shkrim-leximit, etj.

Në ditën e dytë të takimit, me përfaqësus të NIES u diskutuan përfundimet dhe aktivitetet e mundshme për realizim në të ardhmen, përfshirë hartimin e një palni të veprimit, si dhe idetë për hartimin e materialeve mbështetëse për shfrytëzim nga vendet anëtare të CIDREE.

Foto nga takimi në Ljubljanë

Takimi i tretë u mbajt në datën 28.10.2022, u realizua në formën online, përmes platformës virtuale ZOOM. Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues të të tri instituteve tanimë në bashkëpunim në kuadër të projektit QUASAR. IPK kishte rolin e organizuesit  dhe udhëheqësit të  takimit.

Temat e takimit kishin të bënin me përmbylljen e projektit, gjegjësisht me reflektimet rreth çështjeve:

  • Zhvillimet e bëra në kuadër të projektit, përvojat e mira si rezultat i bashkëpunimit në avancimin e kompetencës së shkrim-leximit te nxënësit e arsimit fillor, përfshirë edhe tejkalimin e humbjeve si rezultat i Covid 19.
  • Iniciativat e vendeve pjesëmarrëse në avancimin e kompetencës së shkrim-leximit te nxënësit e arsimit fillor
  • Shfrytëzimi i këtyre përvojave në funksion të avancimit të aspekteve të shkrim-leximit në vendet e përfshira në projekt,
  • Si mund të bëhet shpërndarja më e mirë e përvojave dhe modeleve të suksesshme edhe te vendet tjera anëtare të CIDREE,
  • Si mund të kontribuohetImpact of Covid-19 Pandemic on Reading Literacy

Përveç përfaqësuesve të rregullt nga të tre instituteve, mysafirë të ftuar për të kontribuar lidhur me temën e takimit ishin Zj. Besianë Munsmurati, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës dhe Znj. Diellza Veliu- menaxhere e projekteve në organizatën ETEA.  Nga të ftuarat, kryesisht u prezantuan përvojat e komunës së Prishtinës në jetësimin e projektit për bibliotekat qarkulluese.

Disa foto nga takimi online: