Rëndësia e modulit
Përfituesit: Mësimdhënësit e Arsimit Fillor dhe mësimdhënësit e gjuhëve.
Numri optimal i pjesëmarrësve në trajnim është 15-25.
Rezultatet e pritura ose objektivat e programit:
Në përfundim të programit të trajnimit, secili nga pjesëmarrësit duhet të arrijë këto rezultate:
-Identifikon vështirësitë e nxënësve në shkrim dhe lexim;
-Përdor instrumentet e vlerësimit individual dhe grupor të shkathtësive të leximit dhe shkrimit;
-Analizon dhe interpreton rezultatet e dala nga instrumentet e vlerësimit;
-Përdor metoda alternative të mësimdhënies për punë me nxënësit që kanë vështirësi në lexim dhe shkrim;
-Krijon materiale alternative të të nxënit për të mbështetur nxënësit që kanë vështirësi në shkrim dhe lexim;
-Harton dhe zbaton plane individuale për nxënësit me vështirësi në shkrim dhe lexim;
-Ofron mbështetje për nxënësit me vështirësi në shkrim dhe lexim;
-Udhëzon drejtë mësimdhënësit tjerë si t’u ofrohet mbështetja nxënësve me vështirësi në shkrim dhe lexim.