Të nderuar punëtorë shkencorë, hulumtues dhe profesionistë nga fusha e arsimit parauniversitar. Afër një dekadë pas fillimit të reformës kurrikulare dhe pesë vjet nga fillimi i zbatimit në të gjitha shkollat, sfidat dhe ankesat e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, janë të përditshme.
Ende ka paqartësi dhe dilema për aspekte të veçanta të përmbajtjes, qasjes dhe zbatimit të KK së re.

Studimet e viteve të fundit, që lidhen me reformën kurrikulare në Kosovë, kryesisht kanë një përqendrim të trajtimit tematik të aspekteve, të lidhura me përgatitjet për zbatimin e kurrikulës, pilotimin e saj, shtrirjen e zbatimit, sfidat në zbatim, etj., pa një fokusim të thelluar në trajtimin e aspekteve të mbingarkesës kurrikulare.
Vendet e OECD-së kanë realizuar një analizë të mbingarkesës në arsim (Curriculum Overload: A Way Forward,, OECD (2020)) . Studimi adreson aspekte të mbingarkesës kurrikulare në katër dimensione, të cilat mund të shërbejnë si orientim edhe për kontekste dhe sisteme të tjera arsimore.

Qëllimi i Konferencës

Trajtimi i mbingarkesës kurrikulare dhe ndikimit të saj në arritshmerinë e nxënësve, në mirëqenien e nxënësve dhe të mësimdhënësve, në aspekte tematike të ndryshme, praktike dhe teorike, ofrimi i evidencave shkencore dhe hapja e debatit profesional dhe shkencor për strategjitë dhe mundësitë e ndikimit në përcaktimin e politikave vijuese për këtë çështje. Konferenca është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe ekspertët e fushave të zbatimit të kurrikulës dhe të reformës.  Një pasqyrë reale për këto aspekte është vlerë e shtuar për vendimmarrësit dhe kahet e zhvillimit të sistemit arsimor.

Ju ftojmë të dërgoni punimet dhe trajtesat tuaja për prezantim në konferencë.

 

Punimet t’i dërgoni sipas kritereve dhe afateve të dhëna më poshtë.

APLIKO NË KONFERENCË

Plotësoni të dhënat në formularin e mëposhtëm