Në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit në mes të vendeve anëtare të CIDREE, në daën 25.11.2021 u mbajt Konferenca vjetore dhe promovimi i Librit CIDREE 2021 me temë ‘Digital literacy: Curriculum development and implementation in European countries’. Me datë 26.11.2021 u vazhdua me realizimin e takimit të Koordinatorëve nacional të vendeve anëtare të CIDREE.
Bartës i tri aktiviteteve këtë vit ishte Holanda, me përfaqësim nga Netherlands Institute for Curriculum Development (SLO). Pjesëmarrës në konferencë ishin vendet anëtare në CIDREE , ndërsa kotribues në Libri CIDREE 2021 ishin 14 vende, ndër to edhe Kosova. Në këtë publikim, Instituti Pedagogjik i Kosovës kontribuoi me punimin ‘ Digital literacy components addressed in the Curriculum Framework in Kosovo: implementation and challenges’, me autorë Ismet Potera, Luljeta Bajrami-Shala dhe Selim Mehmeti.