Gjatë fazës së parë të Master trajnerët janë duke punuar me eksperten e CaCH për Arsim Para-fillor, Znj. Erika Masina, dhe Koordinatoren Pedagogjike, Znj. Shukrije Lecaj. Rëndësia dhe praktikat e përdorimit të materialeve të ndryshme të riciklueshme dhe nga natyra, loja me role, lojërat e konstruktimit, lëvizjet e trupit dhe performancat teatrale janë vetëm disa nga qasjet që u prezantuan dhe diskutuan gjatë punëtorisë. Ky trajnim, së bashku me fazat e tjera të ngritjes së kapaciteteve, do të ju mundësoj Master Trajnerëve të zotërojnë qasjet më praktike dhe profesionale për t’i realizuar ato me 700+ edukatore përmes partneritetit tonë të përbashkët.