Në vitin 2015, Instituti Pedagogjik i Kosovës u anëtarësua në Konsorciumin e Instituteve për Zhvillim dhe Hulumtim në Edukim në Evropë (CIDREE-Consortium of Institutions for Development and Research in Education in Europe). CIDREE është krijuar në vitin 1999, me qasje për ndërtimin e raporteve të afërta të bashkëpunimit në sistemin edukativ evropian.

 

Misioni i CIDREE

 

  • Të kontribuojë në rritjen e kualitetit të vendeve anëtare përmes ndërlidhjes dhe shkëmbimit në nivel të lartë të njohurive dhe përvojave;

  • Të ndërtojë CIDREE-n si një rrjet me ndikim dinamik dhe të përgjegjshëm që mbështet interesat individuale dhe të institucioneve anëtare;

  • Të respektojë interesat e institucioneve anëtare në rrjetet dhe organizatat e tjera evropiane.

 

Aktivitetet:

 

CIDREE organizon aktivitete të ndryshme, si: vizita studimore, takime të ekspertëve për të stimuluar këmbimin e informacioneve, përvojave dhe projekteve të iniciuara në bashkëpunim, inkurajon vendet anëtare për të koordinuar hulumtimet, krahasuar qasjet në kurrikula dhe në zhvillimin e rezultateve me rëndësi të ndërsjellë. Çdo vit, në marrëveshje caktohet një temë e përbashkët për librin e CIDREE, për të cilin vendet ofrojnë punime për botim. Ky libër zakonisht botohet në nëntor të vitit përkatës dhe promovohet në Konferencën vjetore të CIDREE-s. Që nga anëtarësimi në CIDREE, IPK-ja prezantoi në takimet dhe konferencat e përbashkëta, të realizuara nga ky institucion. Në vitin 2016, libri i CIDREE-s kishte për temë gjithëpërfshirjen në arsim, me titull “Qasjet e suksesshme për rritjen e rezultateve dhe trajnimin e pabarazisë”. IPK-ja mori pjesë në botime në këtë libër me punimin me titull “Roli i ndërmjetësuesve arsimorë në integrimin e komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian në arsimim”. Libri u promovua në Konferencën Vjetore të CIDREE-s, të mbajtur në Edinburgh të Skocisë, më 10 dhe 11 nëntor 2016, në të cilën konferencë pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga IPK-ja.

 

Për më shumë, shkarko: