Instituti Pedagogjik i Kosoves është partner i projektit PEDAKOS, Aleanca për zhvillimin e Edukimit Parashkollor në Kosovë, implementuar nga ONG RTM Volontari nel Mondo dhe financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
QËLLIMI
PEDAKOS ka qëllimin e përgjithshëm të mbështesë Kosovën në zbatimin e PSAK – Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017-2021 në lidhje me komponentin parashkollor, duke rritur cilësinë e shërbimeve edukative të 15 kopshteve pilote me përfshirje të kopshteve publike, private dhe me bazë në komunitet.
Falë PEDAKOS, institucionet dhe kopshtet në Kosovë kanë një mundësi të shkëmbehen me Reggio Emilia Approach®, një filozofi edukative e njohur në të gjithë botën, e lindur nga përvoja e parashkollorëve dhe qendrave të fëmijëve të vegjël të Komunës së Reggio Emilia e bazuar në fëmijën në Qendër si subjekt i të drejtave.
AKTIVITETE
Strategjia intervenimit bazohet mbi 3 shtylla:
1. Trajnime profesionale
Synon rritjen e aftësive të personelit parashkollor përmes vizitave studimore, kursit dy-vjeçar në terren, sigurimit të materialit pedagogjik, krijimit të një hapësire demonstruese akademike, krijimit të një grupi të trajnerëve lokalë dhe akreditimit pasues të një programi të ri të trajnimit për parashkollor.
2. Praktika të mira
Kopshtet e synuara mbështeten në implementimin e nismave pilote për hartimin e hapësirave edukative, pjesëmarrjen e familjeve, ripërdorimin e materialeve dhe edukimin ushqimor. Përvojat pilote më pas ndahen me akterë të tjerë të fushes edukimit parashkolor përmes shkëmbimeve pedagogjike, seminareve dhe një ekspozite udhëtuese.
3. Partnership publiko privat
Në sajë të një përzierje mes ndihmës teknike dhe financiare dhe zhvillimit të një fushate informuese, Ministria e Arsimit dhe partnerët jofitimprurës mbështeten në procesin e reformës dhe rihapjes së Këshillit Kombëtar të Institucioneve Parashkollore të Kosovës (“Kolegjiumi”) , në mënyrë që të bëhet një forum i fushës edukimit parashkllor në nivel kombëtar ku marrin pjesë kopshtet e të gjitha llojeve dhe institucionet kompetente.
Në kuadër të projektit PEDAKOS, Instituti Pedagogjik i Kosovës është përgjegjës për kryerjen e një monitorimi pedagogjik periodik të kopshteve pilote, rezultatet e të cilit do të përmbledhen në një Raport Vjetor të Monitorimit, i destinuar për të gjithë akterët dhe palët e interesuara të sistemit edukimit parashkollor në Kosovë.
PARTNER:
- MINISTRIA ARSIMIT SHKENCËS TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT
- INSTITUTI PEAGOGJIK I KOSOVËS
- UNIVERSITETI PRISHTINËS – FAKULTETI EDUKIMIT
- SHOQATA CHILDPROOF (CIPOF) [CIPOF]
- AGJENCIA PËR SHËRBIME SOCIO-EDUKATIVE “SHPRESA JETËS”
- INSTITUCIONI PARASHKOLLOR “BOTANIKA”
- KOMUNA E REGGIO EMILIA-s – INSTITUCIONI I KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE TË FËMIJËVE
- FONDACIONI E35
- FONDACIONI REGGIO CHILDREN – QENDRA LORIS MALAGUZZI
FINANCUES:
AGENZIA ITALIANA PER LA COOPERAZIONE ALLO SVILUPPO
ME MBESHTETJEN E:
Ambasciata d’Italia a Pristina
PUBLIKIMET
-
PedaKos - Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor për Kosovën - Raport shkencor i monitorimit
-
Preschool Education Development Alliance for Kosovo - Scientific monitoring report
-
Edukimi Parashkollor Aleanca për Zhvillimin e Kosovës - Raport shkencor i monitorimit
-
Shënime historike dhe informata të përgjithshme - Gjuha Shqipe
-
Shënime historike dhe informata të përgjithshme - Gjuha Serbe
-
Rregullorja e Kopshteve dhe Cerdheve te femijeve te komunes se Reggio Emilia - Gjuha Shqipe
-
Rregullorja e Kopshteve dhe Cerdheve te femijeve te komunes se Reggio Emilia - Gjuha Serbe