Ndikimi i COVID-19 në humbjet mësimore, pasoja në rritjen e pabarazive në mësim dhe sfidat e përmbushjes/kompensimit

Ndikimi i COVID-19 në humbjet mësimore, pasoja në rritjen e pabarazive në mësim dhe sfidat e përmbushjes/kompensimit

Të nderuar punëtorë shkencorë, hulumtues dhe profesionistë nga fusha e arsimit parauniversitar,

 

Instituti Pedagogjik i Kosovës, në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që ka dhe konform situatës së krijuar nga COVID-19, ka shqyrtuar dhe analizuar, por edhe e ka përcjellë me vëmendje dhe përkushtim profesional gjendjen e krijuar.

Në vitin 2020, IPK-ja publikoi rezultatet e studimit Mësimi në distancë/e-mësimi në arsimin parauniversitar në Kosovë, në rrethanat e krijuara nga pandemia COVID–19,  ndërsa pritet të publikohen së shpejti edhe rezultatet e studimit të realizuar në vitin 2021, lidhur me humbjet mësimore në arsimin parauniversitar në Kosovë, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Këtë vit, në muajin nëntor , IPK-ja synon të realizojë konferencën me temë bosht Ndikimi i COVID-19 në humbjet mësimore, pasoja në rritjen e pabarazive në mësim dhe sfidat  përmbushjes/kompensimit. Konferenca mëton të jetë ngjarje e përmasave ndërkombëtare shkencore,  në të cilën shkencëtarët dhe profesionistët arsimorë do t’i paraqesin të arriturat e tyre shkencore lidhur me temën.

Ju ftojmë të dërgoni punimet dhe trajtesat tuaja për pjesëmarrje dhe prezantim në konferencë.

Qëllimi i Konferencës

Instituti Pedagogjik i Kosovës është institucion kërkimor-profesional, i cili për mision ka hulumtimin në fushën e arsimit parauniversitar, me qëllim avancimin vijanoz të praktikave arsimore. Kërkimet, trajtesat dhe analizat e bëra janë vazhdimësi e ndihmës që u bëhet sistemit dhe praktikave arsimore. Organizimi i kësaj konference ka po këtë qëllim: prezantimin e përvojave dhe rezultateve nga hulumtimi, trajtimi dhe analiza e çështjeve dhe praktikave arsimore, nga autorë të ndryshëm, dhe shfrytëzimin e tyre në funksion të avancimit të arsimit në Kosovë dhe më gjerë.

 

Punimet t’i dërgoni sipas kritereve dhe afateve të dhëna më poshtë.

Çka mund të dërgohet për prezantim?

Të gjitha punimet tuaja – hulumtime, trajtesa, analiza krahasuese dhe hulumtime në veprim – që trajtojnë aspekte të ndryshme nga tema bosht, mund të dërgohen për pjesëmarrje dhe prezantim në konferencë.


Dërgimi i Punimit dhe Procesi i Vlerësimit

Dorëzimi i abstrakteve bëhet përmes e-mailit:
kpi.conference.info@gmail.com

Dorëzimi i abstraktit duhet të bëhet deri më 15 tetor 2021.
Njoftimi për vlerësim bëhet deri më 25 tetor 2021.
Dërgimi i abstrakteve të rishikuara, sipas sugjerimeve të recensentëve, duhet të bëhet deri më 1 nëntor 2021.
Versioni final i abstraktit duhet të dorëzohet edhe në gjuhën angleze.
Konfirmimi i pjesëmarrjes në konferencë duhet të bëhet deri më 1 nëntor 2021.
Forma e prezantimit të punimit (PowerPoint, Word, etj.) duhet të dërgohet deri më 10 nëntor 2021.

Konferenca është planifikuar të mbahet më 17 dhe 18 nëntor 2021 në Prishtinë.
Për agjendën, sesionet plenare dhe sesionet tematike do të informoheni me kohë.


Aspektet Tematike të Konferencës

Organizimi i mësimit dhe modalitetet e mësimdhënies në kohë pandemie: sfidat dhe mësimet.
Materialet mësimore digjitale dhe përdorimi i tyre gjatë pandemisë.
Kompetencat e mësimdhënësve, zhvillimi profesional dhe mbështetja në rrethanat e pandemisë.
Rezultatet e nxënësve, humbjet mësimore dhe sfidat e kompensimit.
Rritja e pabarazive në mësim në kushtet e pandemisë.
Prindërimi në kohën e pandemisë dhe mbështetja e fëmijëve për tejkalimin e sfidave dhe përmbushjen e obligimeve arsimore.
Ngritja e sistemeve arsimore pas pandemisë.


Kriteret dhe Stili i Shkrimit

Titulli i punimit duhet të përfaqësojë përmbajtjen dhe të mos i kalojë 25 fjalë.

Abstrakti duhet të përmbajë deri në 250 fjalë. Duhet të përfshijë emrin dhe mbiemrin e autorit, institucionin ku punon, emrat dhe mbiemrat e të paktën dy recensentëve, si dhe deri në shtatë fjalë çelës.

Stili i shkrimit duhet të jetë sipas udhëzimeve APA (botimi i 7-të).
Shkrimi duhet të jetë me font Times New Roman, madhësia 12, ndërsa titulli me madhësi 14.

Abstrakti duhet të dërgohet me e-mail në adresën:
kpi.conference.info@gmail.com


Procesi i Vlerësimit

Abstraktet shqyrtohen nga Këshilli Shkencor i IPK-së dhe Këshilli Redaktues i Konferencës.
Autorët informohen për pranimin ose refuzimin e punimeve pas vlerësimit.
Vetëm pas miratimit autorët ftohen për prezantim në konferencë.

Abstraktet e pranuara botohen në Librin e Abstrakteve.
Punimet e plota të pranuara për botim publikohen në revistën “Kërkime Pedagogjike 2022” dhe duhet të përmbushin kriteret sipas stilit APA.


Informata Shtesë

Ftesa mund të shpërndahet te komuniteti shkencor brenda dhe jashtë Kosovës.

Forma e organizimit të konferencës, online ose me pjesëmarrje fizike, do të njoftohet së paku 10 ditë para datës së mbajtjes.

Instituti Pedagogjik i Kosovës nuk siguron akomodim apo transport, përveç për të ftuarit e veçantë.


Datë: 11.08.2021
Drejtori i IPK-së: Nezir Çoçaj


Shkarko Dokumentin

APLIKO NË KONFERENCË

Plotësoni të dhënat në formularin e mëposhtëm


Apliko