Skip to content
Gjuhet
Instituti Pedagogjik i Kosovës
Cilësia e arsimit është prioritet
Instituti Pedagogjik i KosovësInstituti Pedagogjik i Kosovës
  • Ballina
  • Për ne
    • Instituti
    • Misioni
    • Stafi dhe organizimi
    • Legjislacioni
    • Bashkëpunëtorët
  • Programet
    • Programet e akredituara
  • Publikimet
    • Publikimet
    • Revista
  • Ngjarje
    • Lajme
    • Konferencat
    • Konkurset
  • Kontakti
Search:
  • Ballina
  • Instituti
    • Misioni
    • Stafi dhe organizimi
    • Bashkëpunëtorët
    • Legjislacioni
  • Programet
    • Programet e akredituara
  • Publikimet
    • Publikimet
    • Revista
  • Ngjarje
    • Lajme
    • Konferencat
    • Konkurset
  • Kontakti

123123123

  • Konferenca
  • Tema & Programi
  • Abstrakti & Punimi
  • Apliko
Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) ka kënaqësinë të njoftojë për organizimin e Konferencës shkencore ndërkombëtare vjetore, me temën kryesore „Arsimi gjatë gjithë jetës: qasje gjithëpërfshirëse nga fëmijëria e hershme deri tek arsimi profesional”. 

Kjo ngjarje shkencore do të zhvillohet më 1 dhe 2 tetor 2025 dhe ka për qëllim të ofrojë një platformë të rëndësishme për të ofrimin dhe ndarjen e gjetjeve shkencore, për diskutime dhe shkëmbim mendimesh në lidhje me sfidat, mundësitë dhe perspektivat për zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit gjatë gjithë jetës.

Konferenca, gjithashtu, ka për qëllim të zgjerojë diskutimin për të përfshirë mësimin gjatë gjithë jetës, si dhe grupin e ndikimeve që përqendrohen në studimin e mësimit dhe mësimdhënies, nga lindja deri në moshën madhore, në mjedise formale dhe joformale, për të ndikuar në praktikat dhe politikat arsimore në Kosovë.

Pjesëmarrësit do të paraqesin hulumtime shkencore të tematikave që përfshijnë të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, me theks të veçantë në lidhje me zbatimin e arsimit gjithëpërfshirës, në rishikimin dhe përmirësimin e kurrikulave dhe të planeve mësimore.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje shkencore, do të prezantohen kërkime të reja shkencore, të realizuara në Kosovë dhe në vende të ndryshme të rajonit dhe të Evropës, që kanë në fokus temën qendrore të konferencës, për të mbështetur mësimin në botën e sotme në kontekstin kulturor e social, hulumtimet në klasë dhe studimet mbi aftësimin e të rriturve në mjediset e tyre të punës.

Në konferencë do të promovohen kontekste dhe strategji pedagogjike që promovojnë lloje të ndryshme mësimi gjatë gjithë jetës, si dhe faktorët dhe mekanizmat specifikë për të mbështetur mësimin gjatë gjithë jetës. Si mund të ndikojë teknologjia në natyrën e asaj që njerëzit kanë nevojë të mësojnë dhe të metat e mundshme të angazhimit në aktivitete online të të mësuarit.

Pritet pjesëmarrja e studiuesve dhe ekspertëve të njohur nga Ballkani Perëndimor dhe nga shtete dhe institucione të ndryshme evropiane, me të cilat Instituti Pedagogjik i Kosovës ka zhvilluar bashkëpunim të frytshëm në fushën e arsimit.

Presim me padurim të pranojmë kontributet dhe idetë tuaja, të cilat do të kenë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Njoftimi i plotë

NËNTEMAT PËR DISKUTIM

PARAQITJA E PUNIMEVE SHKENCORE:

Ekspertët dhe praktikuesit e fushës ftohen të paraqesin punime shkencore që kontribuojnë në zhvillimin e arsimit gjatë gjithë jetës, duke mbuluar çështje të ndryshme që lidhen me përmirësimin e arsimit në fëmijërinë e hershme, arsimin e detyrueshëm dhe arsimin profesional.


FORMATI I PREZANTIMIT:

Prezantimin tuaj mund ta përgatisni dhe ta dërgoni sipas njërit nga formatet e mëposhtme:

  • Prezantim në seancë paralele – prezantime të shkurtra, 15-20 minuta, të hulumtimeve shkencore.
  • Prezantim dhe diskutim në panel – lidhur me njërën nga nëntemat e konferencës me profesionistë të fushës.
  • Poster-prezantim – prezantime të studimeve të ndryshme, rasteve studimore, dhe përvojave nga profesionistë të ndryshëm.
Data me rëndësi:
deri më 30 prill 2025 Pranimi i abstrakteve do të bëhet
deri më 30 maj 2025 Vlerësimi i abstrakteve do të përfundojë
deri më 30 qershor 2025 Regjistrimi dhe njoftimi i pjesëmarrësve për konferencë do të kryhet

Afati i dërgimit të punimeve të plota për botim duhet të përfundojë deri më 31 gusht 2025. Për pjesëmarrësit e jashtëm kjo kërkesë është opsionale.

KRITERET DHE STILI I SHKRIMIT TË PUNIMEVE 

Abstrakti:

  • Duhet të përmbajnë 200 deri në 250 fjalë;
  • Stili i shkronjave: Times New Roman 12, ndërsa titulli Times New Roman 14;
  • Titulli i punimit: Titulli i punimit duhet të përfaqësojë përmbajtjen e punimit. Duhet t’i përmbajë jo më shumë se 12 fjalë;
  • Tema specifike e konferencës: (shënohet një nga temat e konferencës);
  • Të dhënat për autorin/en: emrin, mbiemrin e autorit, emrin e institucionit ku punon autori, si dhe e-mail adresën;
  • Abstrakti duhet të përmbajë një hyrje të shkurtër për temën, qëllimin, metodën kryesore të përdorur, gjetjet ose implikimet dhe përfundimet kryesore të pritshme;
  • Abstrakti duhet të ketë deri në pesë (5) fjalë çelës;
  • Stili i shkrimit sipas APA-s, botimi 7.

Vetëm pas një vlerësimi do të bëhet pranimi ose refuzimi i tyre. Pas vlerësimit pozitiv të abstrakteve dhe miratimit nga Këshilli Shkencor i Konferencës, autorët ftohen të dërgojnë punimin e plotë për prezantim në konferencë dhe botim në Librin e punimeve të konferencës.

 

BOTIMI I PUNIMEVE

Punimet e plota nga konferenca do të botohen në Librin e punimeve të konferencës. Punimet, të cilat do të shqyrtohen për botim, duhet t’i plotësojnë kriteret vijuese:

  • Punimet duhet të respektojnë stilin APA (struktura, referencat, stili i shkrimit);
  • Emrin, mbiemrin e autorit, emrin e institucionit ku punon autori;
  • Stili i shkronjave Times New Roman 12, ndërsa titulli Times New Roman 14;
  • Emrin dhe mbiemrin e së paku dy recensentëve të punimit;
  • Punimi duhet të ketë abstraktin sipas kritereve të dhëna më lart;
  • Punimet për botim duhet të përmbajnë: hyrjen për temën dhe qëllimin, shqyrtimin e literaturës, metodologjinë e përdorur, gjetjet dhe analizën e tyre, diskutimin dhe implikimet, përfundimet dhe rekomandimet;
  • Punimi duhet të përmbajë 2500 deri në 2700 fjalë.

Abstraktet dhe punimet e plota duhet të dërgohen brenda afateve të përcaktuara në e-mail-adresën: konferenca.ipk@gmail.com

Të gjitha abstraktet dhe punimet e pranuara do të botohen në Librin e punimeve të konferencës.

APLIKO NË KONFERENCË

Plotësoni të dhënat në formularin e mëposhtëme

apliko
institute-logo
INSTITUTI PEDAGOGJIK I KOSOVËS

Adresa:
Rr. Lorenc Antoni nr. 38
Prishtinë 10000,
Republika e Kosovës
Tel: +383 (0)38 213 830
Email: institutipedagogjik@gmail.com
Facebook
Instituti Pedagogjik i Kosovës
2020 - Copyright Instituti Pedagogjik i Kosovës

Privacy Policy

Go to Top