Institute

Instituti

PEDAGOGICAL INSTITUTE OF KOSOVO
551063999_1269210695005602_2304477487124607332_n
Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) është institucion publik i pavarur, nën administrimin e
Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), i cili ka mandat
profesional për të zhvilluar hulumtime, trajnime, vlerësime,
analiza, eksperimentime pedagogjike
dhe iniciativa inovative në fushën e arsimit. Roli i IPK
së është të kontribuojë drejtpërdrejt në
avancimin e cilësisë së arsimit përmes ekspertizës profesionale, orientimit kërkimor dhe
mbështetjes së politikave arsimor
e në nivel kombëtar.
556844344_1273569367903068_508732627575666267_n

Iniciativa për themelimin e IPK-së filloi në mars të vitit 2003, kur në Milano të Italisë u mbajtën takimet mes grupeve punuese për hartimin e projektit, bazuar në marrëveshjen paraprake ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) dhe organizatës italiane C.E.S.E.S.

572361016_1299351778658160_4665816922737880403_n-1

Drafti i parë i projektit për themelimin e institutit u përgatit në prill të vitit 2004 dhe iu dorëzua institucioneve vendimmarrëse në tetor të vitit 2005. Projekti u miratua nga MASHT, Qeveria italiane (përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme) dhe C.E.S.E.S., duke hapur rrugën për themelimin zyrtar të institutit.

conferenca-768x512-1.jpg

Në mars të vitit 2006, MASHT emëroi Këshillin Drejtues dhe Këshillin Shkencor, ndërsa në shkurt të vitit 2007 u shpall konkursi për përzgjedhjen e personelit të parë hulumtues të IPK-së. Këto hapa shënuan fillimin e funksionimit të plotë institucional dhe profesional të institutit.

Established to support the development and improvement of the education system in the Republic of Kosovo.

© 2025 IPK. All Rights Reserved

Kosovo Pedagogical Institute

Adresa:
38 Lorenc Antoni St.
Pristina 10000,
Republic of Kosovo

Phone: +383 (0)38 213 830

Email: institutipedagogjik@gmail.com