Në vitin 2015, IPK u antarësua në Konsorciumin e Instituteve për Zhvillim dhe Hulumtim në Edukim në Evropë (CIDREE – Consortium of Institutions for Development and Research in Education in Europe)
CIDREE është një rrjet i vetëmenaxhuar i njësive edukative, të cilat luajnë rol të njohur nacional në fushën e zhvillimit të kurrikulave dhe/ose në fushën e hulumtimit në edukim.CIDREE është themeluar në vitin 1999 me qasje për ndërtimin e raporteve të afërta të bashkëpunimit në sistemin edukativ evropian. CIDREE udhëhiqet nga anëtarët, për anëtarët !
Misioni i CIDREE
- Të kontribuojë në rritjen e kualitetit të vendeve anëtare permes ndërlidhjes dhe shkëmbimit në nivel të lartë të njohurive dhe përvojave,
- Të ndërtojë CIDREE-n si një rrjet me ndikim, dinamik dhe të përgjegjshëm që mbështet interesat individuale dhe të institucioneve anëtarëve,
- Të respektojë interest e institucioneve anëtare në rrjetetet dhe organizatat tjera evropiane.
AKTIVITETE
Aktivitetet që realizohen nga CIDREE me bashkëpunimin dhe kontributin e vendeve anëtare kanë për qëllim stimulimin dhe shkëmbimin e informacioneve, përvojave dhe projekteve të inicuara në bashkëpunim, inkurajimin e vendeve anëtare për të koordinuar hulumtimet, krahasuar qasjet në kurrikula, dhe në zhvillimin e rezultateve me rëndësi të ndërsjellë. Iniciativat dhe aktivitetet e bashkëpunimit të ndërsjellë realkizohen përmes:
- Takimeve të udhëheqësve dhe takimeve të koordinatorëve nacionalë të vendeve anëtare,
- Vizitave studimore në institucionet arsimore të vendeve anëtare,
- Takimeve të ekspertëve për të stimuluar këmbimin e informacioneve ,
- Projekteve të inicuara në bashkëpunim,
- Publikimeve në Librin vjetor të CIDREE me tema aktuale ,
Çdo vit, në marrëveshje, caktohet një temë e përbashkët për Librin e CIDREE, për të cilën vendet ofrojnë artikuj dhe punime për botim Ky libër zakonisht botohet në nëntor të vitit përkatës dhe promovohet në Konferencën vjetore të CIDREE.
Që nga antarësimi në CIDREE, IPK prezantoi në takimet dhe konferencat e përbashkëta të realizuara në kuadër të këtij institucioni, si:
- Pjesëmarrje në takimet vjetore të udhëheqësve të vendeve anëtare në CIDREE dhe në takimet e koordinatorëve nacionalë,
- Pjesëmarrje në takimin e expertëve në Luxemburg me temën ‘ Përdorimi i të dhënave për zhvillimin e shkollës’
Përveç kontributeve në CIDREEYearbook, në vitin 2019 IPK ka organizuar takimin e ekspertëve me temën ‘Career development practices and evaluation of school directors performance’. Pjesëmarrës në takim ishin ekspertë nga katër shtete anëtare në CIDREE: Skoci, Estoni, Francë dhe Slloveni, dhe ekspertë vendorë, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, nga Fakulteti i Edukimit, Drejtoritë komunale, përfaqësues nga Deutsche Gesellschaft für Intrenationale Zusammenarbeit-GIZ, ekspertë vendorë dhe hulumtues nga IPK-ja.
Përfaqësues të IPK-së gjithashtu marrin pjesë dhe kontribuojnë edhe në aktivitete dhe takime të ekspertëve të organizuara nga vendet anëtare të CIDREE nga anëtarësimi e tutje.
Për më shumë informata lidhur me aktivitetet dhe mundësitë e bashkëpunimit me CIDREE mund të kontaktoni Koordinatren Nacionale për bashkëpunim IPK-CIDREE
PUBLIKIMET
-
2024
CIDREE YEARBOOK 2024: E-testing and computer-based assessment
-
2024
CIDREE: Kosovo
-
2022
CIDREE YEARBOOK 2022: Quality and Curricula in Early Childhood Education and Care
-
2021
(në proces): Digital Literacy:Curriculum Development and Implementation in European Countries (kontributi nga IPK: Digital literacy in pandemic situation in Kosovo - lessons learned - Ismet Potera)
-
2020
National education reports in European countries (kontributi nga IPK: Report on Education in Kosovo - Selim Mehmeti, Haxhere Zylfiu and Luljeta Shala)
-
2019
Students voice in Education ( kontributi nga IPK: Addressing the Voice of Students in Official Documents and the Challenges of Implementation in School Practice in Kosovo - Ismet Potera, Luljeta Shala and Lirije Bytyqi-Beqiri).
-
2017
Wellbeing In Our Schools: International Perspectives (Kontributi nga IPK: Addressing Students’ Wellbeing in the New Kosovo Curriculum: Challenges and Opportunities - Ismet Potera, Selim Mehmeti and Haxhere Zylfiu).
-
2016
Successful Approaches to Raising Attainment and Tackling Inequity (Kontributi nga IPK: The role of mediators in the integration of the roma, ashkali and egyptian communities in the education system in Kosovo – Haxhere Zylfiu and Selim Mehmeti).
Për më shumë informata lidhur me aktivitetet dhe mundësitë e bashkëpunimit me CIDREE mund të kontaktoni Koordinatren Nacionale për bashkëpunim IPK-CIDREE
PhDc.Luljeta Shala
Instituti Pedagogjik i Kosovës
Sektori i Hulumtimeve
E-Mail: shalaluljeta1@gmail.com,
Luljeta.Shala@rks-gov.net
Phone: +383 38 212 849
+38349239744