Rëndësia e modulit
Me fat dhe me shumë suksese viti i ri shkollor, 2025/2026
Stafi dhe menaxhmenti i Institutit Pedagogjik të Kosovës, me shumë kënaqësi, ua urojnë të gjithë nxënësve kosovarë dhe stafit mësimor të shkollave të Kosovës fillimin e
vitit të ri shkollor.
Konsiderojmë se detyra e të gjithë neve është të kontribuojmë për një vit sa më të suksesshëm shkollor dhe, në këtë aspekt, Instituti dhe shkollat e Kosovës duhet të jenë promotor të zhvillimit shoqëror, kulturor dhe arsimor të vendit.
Duke u angazhuar të gjithë ne: prindërit, mësuesit dhe udhëheqësit arsimorë, do të arrijmë që vendin tonë ta bëjmë pjesë të hapësirës evropiane të arsimit dhe do ta mundësojmë zhvillim kulturor ekonomik dhe social të vendit, ndërsa fëmijëve tanë do t’ua hapim mundësitë dhe horizontet e reja për ecje dhe përparim.
Angazhimi i të gjithë neve për krijimin e gjeneratave të suksesshme, të zhvilluara dhe të krahasueshme me bashkëmoshatarët evropianë, përveçse është obligim profesional dhe shoqëror, duhet të kuptohet edhe si një akt patriotik karshi vendit dhe fëmijëve tanë, të cilët janë e ardhmja jonë.
Instituti Pedagogjik i Kosovës do të angazhohet që, me të gjitha mundësitë dhe kapacitete profesionale e shkencore, në secilin moment, te vihet në shërbim të shkollave, mësuesve dhe nxënësve gjatë këtij viti shkollor.
Urime dhe qoftë i suksesshëm ky vit i ri shkollor për të gjithë ne!