Bashkëpunimi në kuadër vendeve anëtare të CIDREE vazhdoi edhe në vitin 2024.
Këtë vit, konferenca dhe takimi i koordinatorëve nacionalë të CIDREE u mbajtën më datë 6 dhe 8 nëntor 2024 në Beograd.
Tema e konferencës dhe njëkohësisht titulli i CIDREE Yearbook për vitin 2024 ishte ‘E -testing and computer-based assessment”
Konferenca është organizuar nga Institute for Education Quality and Evaluation, gjithashtu edhe udhëheqja dhe botimi i CIDREE Yearbook 2024.
Në CIDREE Yearbook 2024 Instituti Pedagogjik i Kosovës kontribuoi me punimin ” E -testing and computer-based assessment in Kosovo”, me autorët Osman Buleshkaj, Selim Mehmeti dhe Fatmir Elezi.
Publikimi i plotë, në linkun:https://ceo.edu.rs/wp-content/uploads/2024/11/CIDREE_Yearbook-2024-FINAL-.pdf,
Tema për CIDREE Yearbook 2025 do të jetë ‘Conducting Curriculum Review’. Konferenca, editimi dhe promovimi i CIDREE Yearbook 2025 do të udhëhiqen nga Irlanda, respektivisht nga National Council for Curriculum and Assessment (NCCA).