Vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin parauniversitar në Kosovë: përvojat dhe perspektiva për të ardhmen
Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) organizon Konferencën shkencore ndërkombëtare vjetore me fokus në vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin parauniversitar në Kosovë. Në këtë konferencë, vlerësimet kombëtare u referohen vlerësimeve të jashtme të standardizuara shtetërore, siç është Testi i Arritshmërisë (në fund të klasës IX) dhe Provimi i Maturës Shtetërore (në fund të klasës XII). Ndërsa vlerësimet ndërkombëtare u referohen testeve PISA, TIMSS dhe PIRLS, në të cilat aktualisht merr pjesë Kosova.
Qëllimi
Qëllimi është të analizohen dhe të diskutohen përvojat, gjendja aktuale dhe sfidat e arsimit parauniversitar në Kosovë, me theks të veçantë në vlerësimet e standardizuara shtetërore dhe vlerësimet ndërkombëtare, në të cilat Kosova merr pjesë. Konferenca do të shërbejë si referencë dhe mundësi për hulumtues, pedagogë, mësimdhënës e udhëheqës shkollash, profesionistë të arsimit dhe politikëbërës të interesuar, për të shkëmbyer ide, strategji dhe praktika më të mira në fushën e arsimit përgjithësisht dhe vlerësimit në veçanti.
Temat specifike që do të trajtohen në konferencë:
- Sistemi aktual i vlerësimeve kombëtare
- Kosova në vlerësimet ndërkombëtare
- Krahasimi i vlerësimeve kombëtare dhe përvoja nga vende të ndryshme
- Qasjet dhe strategjitë e përdorimit efektiv të rezultateve të vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare
- Perspektiva për të ardhmen e vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në Kosovë
PREZANTIMET:
- Pesë (5) prezantime në seancë plenare – nga hulumtues dhe njohës të çështjeve të ndërlidhura me temën e konferencës
- Një (1) diskutim në panel – lidhur me përvojat ndërkombëtare për temën e konferencës.
- Mbi njëzet (20) prezantime në seanca paralele – nga studiues e njohës të çështjeve të ndërlidhura me temën e konferencës.
DATA E KONFERENCËS: 20 shtator 2024
VENDI: Fakulteti i Edukimit, Prishtinë
REGJISTRIMI:
Duke qenë se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ju lutemi të regjistroheni sa më parë. Regjistrimi bëhet në këtë link: https://ipkmasht.rks-gov.net/2024/02/14/vleresimet-kombetare-dhe-nderkombetare-ne-arsimin-parauniversitar-ne-kosove-pervojat-dhe-perspektiva-per-te-ardhmen/#aplikimionline
Për çdo pyetje/kërkesë mund të na shkruani në email-adresën e konferencës: konferenca.ipk@gmail.com
Së shpejti do ta publikojmë programin dhe informata tjera për konferencë në faqen e internetit të Institutit Pedagogjik të Kosovës https://ipkmasht.rks-gov.net
Ju mirëpresim!