Misioni

Misioni i Institutit Pedagogjik të Kosovës është: Të ofrojë shërbime profesionale për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe institucionet arsimore të të gjitha niveleve në Kosovë, përmes hulumtimeve, trajnimeve, këshillimeve, monitorimit dhe vlerësimit, si dhe publikimeve profesionale në fusha të ndryshme të edukimit. Po ashtu detyrë kryesore e IPK-së është të  hulumtojë, analizojë dhe krahasojë të arriturat arsimore në Kosovë me vendet tjera. Të zhvillojë punë kërkimore sipas detyrave të sektorëve në fushat e kurrikulës standardeve arsimore, teksteve shkollore, vlerësimit, trajnimit të mësimdhënësve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore. Të ofrojë trajnime në fushat e kurrikulës, standardeve arsimore, teksteve shkollore, vlerësimit, trajnimit të mësimdhënësve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore, të ofrojë mbështetje për MASHT-in dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit në zhvillimin e politikave arsimore dhe reformave në fushën e arsimit, të përgatisë, të prezantojë dhe të publikojë rezultatet e hulumtimeve të bëra, botime të veçanta, material didaktike dhe doracakë për mësimdhënës dhe drejtues të institucioneve arsimore

Objektivat

  • Të ofrojë ndihmë profesionale me qasje të gjerë dhe të shtrirë në përmirësimin e sistemit arsimor/shkollor, varësisht nga nevojat dhe kërkesat e kohës.
  • Të ndihmojë procesin e zbatimit të risive në arsim përmes aktiviteteve praktike, interpretuese, vlerësuese dhe fuqizuese.
  • Të analizojë dhe të krahasojë të arriturat arsimore në Kosovë me vendet e tjera të BE-së.
  • Të hulumtojë dhe të promovojë gjithë përfshirjen, barazinë dhe respektimin e diversitetit në arsim.
  • Të rrisë ndjeshmërinë e shoqërisë kosovare për rëndësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës.
  • Të ndërtoj instrumente të qëndrueshme për sigurimin e cilësisë së mësimdhënies, mësimnxënies, vlerësimit dhe shkallës së arritshmërisë.
  • Të fuqizoj format e komunikimit dhe këmbimit të përvojave dhe informatave arsimore në relacione brenda shkollës dhe jashtë saj.
  • Të ofrojë informim të vazhdueshëm profesional, hulumtues e vlerësues për të gjitha institucionet e interesuara, për zhvillimin dhe performancën e arsimit parauniversitar.
  • Të aplikoj metodologji bashkëkohore, zbatuese në fushat e hulumtimit, eksperimentimit, inovacionit, vlerësimit dhe trajnimit.
  • Të përpunojë, të prezantojë dhe të publikojë rezultatet e hulumtimeve të bëra.

Veprimtaria e IPK-së

  • Zhvillon veprimtari profesionale në funksion të mbështetjes së shkollave, përmes aktiviteteve hulumtuese dhe trajnuese në aspektin pedagogjik, didaktik e metodik.
  • Ofron mbështetjen profesionale institucioneve edukativo-arsimore përmes:
  • bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes aktive të realizimit të programeve të hulumtimit arsimor, lidhur me problematikat që kanë të bëjnë me integrimin dhe gjithëpërfshirjen, arsimimin e të rriturve, arsimimin dhe aftësimin profesional, parandalimin e braktisjes së shkollimit, të informimit dhe orientimit profesional etj.
  • Ndërtimit të proceseve trajnuese për personelin e shkollës, në përputhje me nevojat e planifikuara dhe ofertat trajnuese.
  • Ofrimit i modeleve të reja për të përmirësuar cilësinë e praktikave shkollore dhe zhvillimin e strategjive mbështetëse në bashkëveprim me agjencitë e tjera.
  • Promovon dhe favorizon përhapjen e metodologjive dhe praktikave të vlerësimit dhe vetëvlerësimit, duke pasur parasysh përvojat që zhvillohen në Kosovë dhe jashtë saj.
  • Bën aftësimin e kuadrit për punë kërkimore-shkencore gjatë pjesëmarrjes në proceset hulumtuese.

Në muajin mars 2007 komisioni intervistues bën përzgjedhjen e hulumtuesve sipas sektorëve dhe zyrave të parapara me strukturën e IPK-së, të  cilat nga datat 16-30 qershor 2007 ndjekin kurse intensive të  parapara në projekt në metodologjitë e punës kërkimore shkencore të udhëhequra nga ekspertë të instituteve profesionale të Milanos.

Pas gjithë këtij rrugëtimi të këtij projekti, me 3 shtator 2007 Instituti Pedagogjik i Kosovës filloi punën e tij, i cili është institucion kërkimor – shkencor publik që merret me hulumtime, trajnime, vlerësime dhe inovacione në fushën e arsimit.