Instituti Pedagogjik i Kosovës është institucion i pavarur, publik, që merret me hulumtime, trajnime, vlerësime, eksperimentime dhe inovacione në fushën e arsimit.
Iniciativa për themelimin e IPK-së fillon në mars të vitit 2003, kur në Milano të Italisë takohen grupet punuese për hartimin e projektit të bazuar në marrëveshjen paraprake në mes MASHT-it dhe C.E.S.E.S.
Grupet dy palësh përfundojnë punën e draftit të parë në prill 2004 dhe drafti u dorëzohet institucioneve vendimmarrëse në tetor 2005 dhe si i tillë projekti aprovohet nga MASHT, Qeveria italiane (Ministria e Punëve të Jashtme) dhe C.E.S.E.S.
Në muajin mars 2006 emërohet Këshilli Drejtues dhe Këshilli Shkencor nga ana e MASHT, ndërsa në shkurt 2007 publikohet konkursi për personelin hulumtues të IPK-së.