×
Çka mund të dërgohet për prezantim?
 Të gjitha punimet tuaja: hulumtime, trajtesa, analiza krahasuese, hulumtime në veprim, të cilat trajtojnë  aspekte të veçanta nga tema bosht, mund të dërgohen për pjesëmarrje dhe prezantim në konferencë. 
 Dërgimi i punimit dhe vlerësimi 
 Ju njoftojmë se dorëzimi i abstrakteve duhet të bëhet në këtë e-mail: 
 
kpi.conference.info@gmail.com
 Abstraktet do të shqyrtohen nga Këshilli Redaktues i Konferencës dhe ju njoftojmë 
se:
 
 -  Abstrakti duhet të dërgohet deri më 15 tetor 2021
- 	Njoftimi për vlerësimin bëhet deri më 25 tetor 2021
- 	Dërgimi i abstrakteve të plotësuara, sipas sugjerimeve të dala nga vlerësimi, deri më 1 nëntor 2021
- 	Versioni final i abstrakteve duhet të dërgohet edhe në gjuhën angleze
- 	Konfirmimi i pjesëmarrjes dhe prezantimit në konferencë deri më 1 nëntor 2021
- 	Një formë e prezantimit të punimit në konferencë (Power Point, Word, etj.) duhet të dërgohet më së largu deri më 10 nëntor 2021
- 	Konferenca është planifikuar të  mbahet më 17 dhe 18 nëntor 2021, në Prishtinë.
- 	Për datën dhe agjendën e konferencës, sesionit plenar dhe sesioneve të veçanta tematike, do t’ju informojmë me kohë.
Aspekte tematike, të veçanta nga tema bosht, do të jenë:
-  Organizimi i mësimit dhe modalitetet e mësimdhënies në kohë pandemie - sfidat dhe mësimet; 
- Materialet mësimore digjitale dhe përdorimi i tyre në kohë pandemie;  
- Kompetencat e mësimdhënësve, zhvillimi profesional dhe mbështetja e tyre për ofrimin e mësimit në rrethanat e pandemisë;  
- Rezultatet e nxënësve në mësim, humbjet mësimore dhe sfidat e përmbushjes/kompensimit;
- Rritja e  pabarazive në mësim në kushtet e pandemisë; 
- Prindërimi në kohën e pandemisë - mbështetja ofruar fëmijëve për tejkalimin e sfidave dhe për përmbushjen e obligimeve ndaj mësimit;
- Ngritja e sistemeve arsimore pas pandemisë.  
Kriteret dhe stili i shkrimit të punimeve për konferencë
Titulli i punimit: Titulli i punimit duhet të përfaqësojë përmbajtjen e punimit. Duhet t’i përmbajë jo më shumë se 25 fjalë.
Abstrakti: Duhet të përmbajnë deri në 250 fjalë.
Emrin, mbiemrin e autorit, emrin e institucionit ku punon autori, si dhe emrin dhe mbiemrin e së paku dy recensentëve të punimit. Duhet të ketë deri në shtatë (7) fjalë çelës. Stili i shkrimit sipas APA-s, botimi7. Stili i shkronjave Times New Roman12, titulli 14.
Abstrakti të dërgohet përmes postës elektronike/e-mail -it: kpi.conference.info@gmail.com
Pas vlerësimit nga Këshilli Shkencor i IPK-së dhe Këshilli Redaktues i Konferencës, autorët do të informohen për rezultatin.
Vetëm pas një vlerësimi, do të bëhet pranimi ose refuzimi i tyre. Pas vlerësimit pozitivisht të abstrakteve dhe miratimit nga Këshilli Shkencor i IPK-së dhe Këshilli Redaktues i Konferencës, pjesëmarrësit do të ftohen për prezantim dhe pjesëmarrje në konferencë.
Abstraktet e pranuara do të botohen në Librin e abstrakteve, ndërsa punimet e plota në revistën Kërkime Pedagogjike 2022. Punimet, të cilat do të merren për botim në Kërkime Pedagogjike duhet t’i plotësojnë kriteret sipas stilit APA (struktura, referencat, stili i shkrimit).
Shpresojmë që me ndihmën dhe kontributin tuaj do të arrijmë që këtë konferencë ta shndërrojmë në ngjarjen më të rëndësishme shkencore të vendit dhe në njërën nga ngjarjet e rëndësishme shkencore të rajonit.
Duke e vlerësuar kontributin tuaj në zhvillimin shkencor, ekonomik, kulturor dhe shoqëror, ju lusim që Ftesën për konferencën e këtij viti ta shpërndani te komuniteti shkencor i vendit tonë, brenda dhe jashtë Kosovës.
Lidhur me formën e organizimit të konferencës, online ose me pjesëmarrje fizike, do të njoftoheni së paku 10 ditë para datës së mbajtjes.
Ju njoftojmë se Instituti Pedagogjik i Kosovës nuk siguron akomodim apo transport për të interesuarit për pjesëmarrje në konferencë, përveç nëse janë të ftuar të veçantë në këtë ngjarje.
Datë: 11.08.2021
Drejtori i IPK-së
	
Nezir Çoçaj