Lajme

Konferenca CIDREE 2023 dhe promovimi i CIDREE Yearbook 2023

newone

Konferenca CIDREE 2023 dhe promovimi i CIDREE Yearbook 2023

Konferenca CIDREE 2023 dhe promovimi i CIDREE Yearbook 2023 organizuar nga Agentschap voor Hoger Onderwijs, Volwassenenonderwijs, Kwalificaties en Studietoelagen – AHOVOKS (www.ahovoks.be).

Në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare të CIDREE, më datë 23.11.2023 u mbajt Konferenca vjetore, promovimi i Librit CIDREE 2023, me temë ‘Core curriculum – key competences and learning outcomes for primary and lower secondary education in Kosovo”, si dhe punëtoritë tematike lidhur me temën bosht.

Më datë 24.11.2023 u vazhdua me realizimin e takimit të koordinatorëve nacionalë të vendeve anëtare të CIDREE. Pjesëmarrës në konferencë ishin vendet anëtare në CIDREE, ndërsa kontribues në librin CIDREE 2023 ishin 11 vende, ndër to edhe Kosova. Në këtë publikim, Instituti Pedagogjik i Kosovës kontribuoi me “Core curriculum – key competences and learning outcomes for primary and lower secondary education in Kosovo “me autorë Selim Mehmeti, Luljeta Bajrami-SHala dhe Dr.Ismet Potera. Pjesë e takimit vjetor ishin edhe punëtoritë tematike lidhur me temën bosht. Në punëtori tematike mori pjesë Dr. Osman Buleshkaj, bashkëpunëtor shkencor i IPK.

Për vitin 2024 tema kyç do jetë”E-testing and computer-based assessment” qē do mbahet në nëntor në Beograd 2024!