Konferenca CIDREE 2023 dhe promovimi i CIDREE Yearbook 2023
Konferenca CIDREE 2023 dhe promovimi i CIDREE Yearbook 2023 organizuar nga Agentschap voor Hoger Onderwijs, Volwassenenonderwijs, Kwalificaties en Studietoelagen – AHOVOKS (www.ahovoks.be).
Më datë 24.11.2023 u vazhdua me realizimin e takimit të koordinatorëve nacionalë të vendeve anëtare të CIDREE. Pjesëmarrës në konferencë ishin vendet anëtare në CIDREE, ndërsa kontribues në librin CIDREE 2023 ishin 11 vende, ndër to edhe Kosova. Në këtë publikim, Instituti Pedagogjik i Kosovës kontribuoi me “Core curriculum – key competences and learning outcomes for primary and lower secondary education in Kosovo “me autorë Selim Mehmeti, Luljeta Bajrami-SHala dhe Dr.Ismet Potera. Pjesë e takimit vjetor ishin edhe punëtoritë tematike lidhur me temën bosht. Në punëtori tematike mori pjesë Dr. Osman Buleshkaj, bashkëpunëtor shkencor i IPK.