Të nderuar studiues, hulumtues dhe profesionistë, mësimdhënës dhe studentë nga fusha e arsimit parauniversitar, çështja e aftësisë (kompetencës) digjitale të shoqërisë është bërë domosdoshmëri e kohës.

Zhvillimet globale në teknologji e kanë bërë thuajse të pamundur realizimin e punëve dhe detyrave të jetës së përditshme, qoftë në mësimdhënie, në nxënie e gjetiu, pa një përgatitje të mirëfilltë teorike dhe praktike nga fusha e teknologjisë.

Përpjekjet institucionale për të përcjellë kahet e zhvillimit të teknologjisë, si dhe investimet në këtë sektor, kanë dhënë rezultate të dukshme, por nuk dihet ndikimi i këtyre përpjekjeve dhe investimeve në cilësinë e përgatitjes së mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit tjetër, në zbatimin e këtyre investimeve në praktikën mësimore/shkollë. Këtë synon ta bëjë IPK-ja nëpërmjet kësaj konference ndërkombëtare.

Qëllimi i Konferencës

Konferenca, nëpërmjet hulumtimit, synon të identifikojë nivelin dhe cilësinë e përgatitjes/aftësimit të mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit tjetër shkollor, për zbatimin e teknologjisë në mësimdhënie dhe nxënie, si dhe në aktivitetet e tjera punuese. Gjithashtu, synim i konferencës është vlerësimi i shkallës së adresimit të komponentit digjital në Kurrikulë, si dhe në tekste shkollore, si burim bazë për aftësim digjital të tyre.

Pjesëmarrja në konferencë do të jetë e hapur për të gjithë të interesuarit dhe ekspertët e fushës së aftësimit digjital në arsimin parauniversitar. Pasja e një pasqyre sa më reale për këto aspekte do ishte një vlerë e shtuar për vendimmarrësit, si dhe për kahet e zhvillimit të sistemit arsimor cilësor.

Prandaj, ju ftojmë dhe ju inkurajojmë që idetë, punimet dhe trajtesat tuaja për pjesëmarrje dhe prezantim në konferencë, t’i dërgoni sipas afatit të paraparë.

APLIKO NË KONFERENCË

Plotësoni të dhënat në formularin e mëposhtëm