Instituti Pedagogjik i Kosovës mbajti konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Ndikimi i COVID-19 në humbjet mësimore, pasojat në rritjen e pabarazive në mësim dhe sfidat e përmbushjes/kompensimit”.
Instituti Pedagogjik i Kosovës mbajti konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Ndikimi i COVID-19 në humbjet mësimore, pasojat në rritjen e pabarazive në mësim dhe sfidat e përmbushjes/kompensimit”.
Të gjeturat nga hulumtimi i Instituti nxorën të dhëna se humbja e njohurive të nxënësve është problem të kompensohet dhe se Kosova nuk ka qenë e përgatitur për organizimin e mësimit online, marrë parasysh edhe mospërgatitjen e mësimdhënësve në aspektin teknologjik.
Digjitalizimi dhe aftësimi i mësimdhënësve në përdorimin e teknologjisë si mjet ndërmjetësues për mësimdhënie del të jetë synimi i sistemit dhe politikave arsimore.
Në anën tjetër, gjatë konferencës u tha se pandemia nxori edhe aspekte pozitive, siç është vetmobilizimi i gjerë i aktorëve që ndihmuan arsimin, si prindërit, komuniteti, shoqëria civile dhe donatorët, por është vlerësuar se sfidë në vazhdim do të mbetet orientimi i përvojave pozitive nga COVID-19 për t’i përmbushur pasojat dhe mangësitë.
Në konferencë morën pjesë studiues nga vende të ndryshme, si: Italia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Flandria dhe vende të tjera të rajonit.
Problemi i humbjeve mësimore u trajtua në aspekte të ndryshme dhe nga vende të ndryshme. U prezantuan përvojat dhe sfidat gjatë dhe pas pandemisë dhe dolën edhe përfundimet, si:
- Pandemia të gjitha shtetet i zuri të papërgatitura për t’iu përgjigjur rrethanave të imponuara;
- Raportohet një mobilizim i gjithanshëm i aktorëve shtetërorë për të organizuar mësimin edhe në kushtet e pandemisë;
- Humbjet mësimore janë shprehur në të gjitha studimet (varësisht nga specifikat e sistemeve, qasjet për parandalimin e humbjeve dhe kontekstet sociale dhe gjeografike);
- Pasojat në dimensionin akademik dhe psiko-social janë evidente;
- Përmbushja e boshllëqeve të krijuara nga ndërprerja e mësimit paraqet sfidën kryesore për të gjithë, prandaj nevojiten masa afat shkurtra dhe afatgjata;
- Digjitalizimi dhe aftësimi i mësuesve për përdorimin e teknologjisë, si mjet ndërmjetësues për mësimdhënie, del të jetë synim i sistemeve dhe politikave arsimore.
- Domosdoshmëria e aftësimit të mësimdhënësve për përdorimin e burimeve dhe mjeteve alternative për mësimdhënie dhe nxënie;
- Mobilizim i gjerë i prindërve, komunitetit, shoqërisë civile dhe donatorëve për të ndihmuar arsimin;
- Këmbimi i përvojave ndërmjet vendeve do të ndihmojë në tejkalimin e sfidave.