Rëndësia e modulit
Përvoja e zhvillimit të programit të trajnimit
Programi i trajnimit është hartuar në vitin 2017, në kuadër të partneritetit dhe mbështetjes nga UNICEF. Për hartimin programit të trajnimit, Instituti Pedagogjik i Kosovës ka angazhuar hulumtues të institutit, ekspertë vendorë, drejtorë të shkollave, si dhe ka bashkëpunuar me ekspertët austriakë nga Projekti i Binjakëzimit të cilët ishin të angazhuar në mbështetjen e MASH për zhvillimin e politikave arsimore për sigurim të cilësisë. Programi është pilotuar me shkollat të cilat ishin prijëse në fillimin e zbatimit të kurrikulës së re të bazuar në kompetenca dhe me një grup të inspektorëve të arsimit. Pas pilotimit, programi është shtrirë në 12 komuna, ku më ndihmën e Koordinatorëve për Sigurimin e Cilësisë në DKA janë organizuar trajnime në secilën komunë me nga një grup të Ekipeve të vetëvlerësimit. Programi i trajnimit bazohet në politikat arsimore në fuqi që lidhen me vlerësimin e performancës së shkollës.
Programi i trajnimit është riakredituar me 17.03.2021, në kohëzgjatje për dy vite, përkatësisht deri me 17.03.2023.