Rëndësia e modulit

Programi i trajnimit është hartuar në vitin 2016, në kuadër të Projektit të Binjakëzimit.

Për hartimin dhe realizimin e programit të trajnimit, në kuadër të Projektit të Binjakëzimit, KulturKontakt Austria ka angazhuar dy ekspertë austriak të fushës, të cilët kanë hartuar programin e trajnimit dhe kanë pilotuar atë me një grup të drejtorëve të shkollave të Kosovës. Pas pilotimit, grupit të ekspertëve austriakë iu janë bashkëngjitur edhe dy hulumtues nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, të cilët bashkërisht kanë rishikuar përmbajtjet dhe strukturën e programit, bazuar në rezultatet e pilotimit paraprak të programit. Programi i trajnimit bazohet në dokumentin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë për Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016-2020 ( MAShT, 2016) i cili dokument ka për qëllim të prezantojë një Sistem të plotë të Sigurimit të Cilësisë në sektorin e Arsimit Parauniversitar të Kosovës, për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe rezultateve të arsimit.

Programi i trajnimit është riakredituar me 17.03.2021, në kohëzgjatje për dy vite, përkatësisht deri me 17.03.2023.

APLIKO



    *Paragraf jo më shumë se 100 fjalë