Të nderuar punëtorë shkencorë, hulumtues dhe profesionistë nga fusha e arsimit parauniversitar,

Instituti Pedagogjik i Kosovës, në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që ka dhe konform situatës së krijuar nga COVID-19, ka shqyrtuar dhe analizuar, por edhe e ka përcjellë me vëmendje dhe përkushtim profesional gjendjen e krijuar.

Në vitin 2020, IPK-ja publikoi rezultatet e studimit Mësimi në distancë/e-mësimi në arsimin parauniversitar në Kosovë, në rrethanat e krijuara nga pandemia COVID–19,  ndërsa pritet të publikohen së shpejti edhe rezultatet e studimit të realizuar në vitin 2021, lidhur me humbjet mësimore në arsimin parauniversitar në Kosovë, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Këtë vit, në muajin nëntor , IPK-ja synon të realizojë konferencën me temë bosht Ndikimi i COVID-19 në humbjet mësimore, pasoja në rritjen e pabarazive në mësim dhe sfidat  përmbushjes/kompensimit. Konferenca mëton të jetë ngjarje e përmasave ndërkombëtare shkencore,  në të cilën shkencëtarët dhe profesionistët arsimorë do t’i paraqesin të arriturat e tyre shkencore lidhur me temën.

Ju ftojmë të dërgoni punimet dhe trajtesat tuaja për pjesëmarrje dhe prezantim në konferencë.

Qëllimi i Konferencës

Instituti Pedagogjik i Kosovës është institucion kërkimor-profesional, i cili për mision ka hulumtimin në fushën e arsimit parauniversitar, me qëllim avancimin vijanoz të praktikave arsimore. Kërkimet, trajtesat dhe analizat e bëra janë vazhdimësi e ndihmës që u bëhet sistemit dhe praktikave arsimore. Organizimi i kësaj konference ka po këtë qëllim: prezantimin e përvojave dhe rezultateve nga hulumtimi, trajtimi dhe analiza e çështjeve dhe praktikave arsimore, nga autorë të ndryshëm, dhe shfrytëzimin e tyre në funksion të avancimit të arsimit në Kosovë dhe më gjerë.

Punimet t’i dërgoni sipas kritereve dhe afateve të dhëna më poshtë.

APLIKO NË KONFERENCË

Plotësoni të dhënat në formularin e mëposhtëm