Konferenca është organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim të ngushtë me Save the Children dhe Institutin Pedagogjik të Kosovës
Drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu tha se në vazhdimësi po punojnë për edukimin e hershëm të fëmijëve dhe për integrimin e tyre në shoqëri.
“Ne si Save the Children punojmë në vazhdimësi për të jetësuar krijimin e një botë ku çdo fëmijë gëzon të drejtën për pjesëmarrje. Ne kemi punuar në mbështetjen e edukimit të fëmijërisë së hershme të fëmijëve në Kosovë”.
“Nga viti 2015 Save the Children punon me fëmijët nga mosha 0-5 vjeç dhe është i shtrirë në 8 komuna. Ne kemi arritur që gradualisht ta rrisim cilësinë e zhvillimit të hershëm të fëmijëve. Mbetet edhe shumë punë për të bërë. Duhet të bashkëpunojnë më shumë prindërit dhe qytetarët me fëmijët”.
Nezir Çocaj, drejtor i Institutit Pedagogjik Kosovës, tha se kanë për qëllim rritjen e cilësisë së arsimit në vend.
“Instituti Pedagogjik ka për qëllim rritjen e cilësisë së arsimit në vend. Ne kemi vizion të jemi referues për sistemin arsimor në Kosovë dhe të ofrojmë hulumtime shkencore dhe mbështetje në fushën edukative arsimore”
Zëvendësshefja e bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Hillen Francke në fjalën e saj ka theksuar se, edukimi në fëmijërinë e hershme mbulon vitet më të rëndësishme dhe vë themelin e arritjeve gjatë tërë jetës. Francke tha se, investimi në arsim, me theks në fëmijërinë e hershme, ndërlidhet ngushtë edhe me zhvillimin ekonomik të vendit.
Zëvendësshefi i UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, ndër të tjera theksoi rolin dhe rëndësinë e edukimit në fëmijëri të hershme, si parakusht që më lehtësishtë të arrijnë të zhvillojnë kapacitetet intelektuale në të ardhmen.