Ftohen të gjithë të interesuarit që për nevojat e Institutit Pedagogjik të Kosovës, të paraqesin ofertat e tyre për objekt me hapësira të përshtatshme për zyra me qira në Prishtinë, me sipërfaqe minimum 300 m², në largësi nga qendra (hotel Grandi) 1000 m. Objekti duhet të jetë i rrethuar me grila ose ndonjë rrethojë me material të fortë. Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:
- Fletën poseduese
- Kopjen e planit të objektit
- Lejen e ndërtimit të objektit
- Çmimi në euro për m²
Informatat e nevojshme mund ti merrni në zyret e Institutit Pedagogjik të Kosovës, adresa Kompleksi ish-Rilindja, kontejneri nr.2, Prishtinë.
Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 03820020352 .
Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në adresën e mësipërme nga data 11.02.2019 deri më 20.02.2019, prej orës 8:00-16:00, me shënimin: “Objekt me qira – Prishtinë”.
Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.
Prishtinë,11.02.2019