Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, me përkrahjen e UNICEF-it, sot mbajtën konferencë në të cilën prezantuan raportin “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”
Konferenca kishte për qëllim të informojë palët e interesit lidhur me përvojat e para në vlerësimin e brendshëm të performancës së shkollës në Kosovë, ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet politikave, procedurave dhe qasjeve ndaj vlerësimit të performancës së shkollës në Kosovë me vendet e BE-së , si dhe të këmbejë përvojat dhe praktikat e përfaqësuesve të…