Instituti Pedagogjik i Kosovës është institucion i pavarur, publik, që merret me hulumtime, trajnime, vlerësime, eksperimentime dhe inovacione në fushën e arsimit.

 

Synimi

IPK-ja synon të jetë në funksion të përmirësimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e Kosovës, duke ngritur atë në shkallë bashkëkohore, integruese dhe të krahasueshme me standardet e BE-së.

 

Qëllimi

Të ndihmojë zhvillimin dhe modernizimin e tërësishëm të  sistemit arsimor në Kosovë, në përputhje me kërkesat, standardet dhe vlerat e shoqërisë demokratike.

 

Objektivat

  • Të ofrojë ndihmë profesionale me qasje të gjerë dhe të shtrirë në përmirësimin e sistemit arsimor/shkollor, varësisht nga nevojat dhe  kërkesat e kohës.
  • Të ndihmojë procesin e zbatimit të risive në arsim përmes aktiviteteve praktike, interpretuese, vlerësuese dhe fuqizuese.
  • Të analizojë dhe të krahasojë të arriturat arsimore në Kosovë me vendet e tjera të BE-së.
  • Të hulumtojë dhe të promovojë gjithë përfshirjen, barazinë dhe respektimin e diversitetit në arsim.
  • Të rrisë ndjeshmërinë e shoqërisë kosovare për rëndësinë e të mësuarit gjatë gjithë  jetës.
  • Të ndërtoj instrumente të qëndrueshme për sigurimin e cilësisë së mësimdhënies,   mësimnxënies, vlerësimit dhe shkallës së arritshmërisë.
  • Të fuqizoj format e komunikimit dhe këmbimit të përvojave dhe informatave arsimore në relacione brenda shkollës dhe jashtë saj.
  • Të ofrojë informim të vazhdueshëm profesional, hulumtues e vlerësues për të gjitha institucionet e interesuara, për zhvillimin dhe performancën e arsimit parauniversitar.
  • Të aplikoj metodologji bashkëkohore, zbatuese në fushat e hulumtimit, eksperimentimit, inovacionit, vlerësimit dhe trajnimit.
  • Të përpunojë, të prezantojë dhe të publikojë rezultatet e hulumtimeve të bëra.

 

Veprimtaria e IPK-së

  1. Zhvillon veprimtari profesionale në funksion të mbështetjes së shkollave, përmes aktiviteteve hulumtuese dhe trajnuese në aspektin pedagogjik, didaktik e metodik.
  2. Ofron mbështetjen profesionale institucioneve edukativo-arsimore përmes:
  3. bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes aktive të realizimit të programeve të hulumtimit arsimor, lidhur me problematikat që kanë të bëjnë me integrimin dhe gjithëpërfshirjen, arsimimin e të rriturve, arsimimin dhe aftësimin profesional, parandalimin e braktisjes së shkollimit, të informimit dhe orientimit profesional etj.
  4. Ndërtimit të proceseve trajnuese për personelin e shkollës, në përputhje me nevojat e planifikuara dhe ofertat trajnuese.
  5. Ofrimit i modeleve të reja për të përmirësuar cilësinë e praktikave shkollore dhe zhvillimin e strategjive mbështetëse në bashkëveprim me agjencitë e tjera.
  6. Promovon dhe favorizon përhapjen e metodologjive dhe praktikave të vlerësimit dhe vetëvlerësimit, duke pasur parasysh përvojat që zhvillohen në Kosovë dhe jashtë saj.
  7. Bën aftësimin e kuadrit për punë kërkimore-shkencore gjatë pjesëmarrjes në proceset hulumtuese.