Zhvillimi profesional i mësimdhënësve në karrierë: praktikat, sfidat dhe mundësitë
25/03/2026 2026-04-02 9:43Zhvillimi profesional i mësimdhënësve në karrierë: praktikat, sfidat dhe mundësitë
Organizohet nga: Instituti Pedagogjik i Kosovës – IPK
Data: 14 nëntor 2026
Vendi: Prishtinë
Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK) organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “Zhvillimi profesional i mësimdhënësve në karrierë: praktikat, sfidat dhe mundësitë”, e cila do të mbahet më 14 nëntor 2026.
Zhvillimi profesional i mësimdhënësve konsiderohet një nga faktorët më të rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për avancimin e praktikave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të të nxënit. Në një kontekst arsimor që karakterizohet nga ndryshime të shpejta sociale, teknologjike dhe pedagogjike, mësimdhënësit përballen me nevojën për të zhvilluar vazhdimisht kompetencat e tyre profesionale, për të reflektuar mbi praktikat e tyre dhe për t’u përshtatur me kërkesat bashkëkohore të sistemit arsimor dhe të shoqërisë.
Qëllimi i konferencës është të krijojë një platformë akademike dhe profesionale për studiuesit, mësimdhënësit, drejtuesit e institucioneve arsimore dhe politikëbërësit, për të diskutuar dhe për të shkëmbyer përvoja, praktika dhe rezultate kërkimore që lidhen me zhvillimin profesional të mësimdhënësve përgjatë karrierës së tyre.
Përmes prezantimeve shkencore, diskutimeve dhe shkëmbimit të praktikave të mira, konferenca synon të kontribuojë në avancimin e njohurive teorike dhe praktike mbi zhvillimin profesional të mësimdhënësve, si dhe në promovimin e politikave dhe strategjive që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të profesionit të mësimdhënies dhe përmirësimin e rezultateve të nxënësve.
Me këtë rast, ftojmë studiuesit, profesionistët e fushës së arsimit, të kontribuojnë me punime në këto fusha tematike:
NËNTEMAT PËR DISKUTIM:
PARAQITJA E PUNIMEVE SHKENCORE
Studiuesit dhe praktikuesit e fushës ftohen të paraqesin punimet shkencore që kontribuojnë në adresimin e sfidave dhe mundësive që lidhen me politikat e arsimit, udhëheqjen pedagogjike, mirëqenien profesionale të mësimdhënësve, transformimin digjital, dhe ndikimin e zhvillimit profesional në përmirësimin e cilësisë së të nxënit.
FORMATI I PREZANTIMIT:
Prezantimin tuaj mund ta përgatisni dhe ta dërgoni sipas njërit nga formatet e mëposhtme:
- Prezantim në seancë paralele – prezantime të shkurtra, 15-20 minuta, të hulumtimeve shkencore.
- Prezantim dhe diskutim në panel – lidhur me njërën nga nëntemat e konferencës me profesionistë të fushës.
- Poster-prezantim – prezantime të studimeve të ndryshme, rasteve studimore, dhe përvojave nga profesionistë të ndryshëm.
DATA ME RËNDËSI:
Njoftimi për pranimin e abstrakteve
Afati i regjistrimit për pjesëmarrje
Dorëzimi i punimeve të plota (opsionale)
30 prill 2026
15 maj 2026
30 qershor 2026
15 shtator 2026
KRITERET DHE STILI I SHKRIMIT TË PUNIMEVE
Abstrakti:
- Duhet të përmbajnë 200 deri në 250 fjalë;
- Stili i shkronjave: Times New Roman 12, ndërsa titulli Times New Roman 14;
- Titulli i punimit: Titulli duhet të përfaqësojë përmbajtjen e punimit. Duhet t’i përmbajë jo më shumë se 12 fjalë;
- Tema specifike e konferencës: (shënohet një nga temat e konferencës);
- Të dhënat për autorin: emrin dhe mbiemrin e autorit, emrin e institucionit ku punon autori, si dhe e-mail adresën;
- Abstrakti duhet të përmbajë një hyrje të shkurtër për temën, qëllimin, metodën kryesore të përdorur, gjetjet ose implikimet, dhe përfundimet kryesore të pritshme;
- Abstrakti duhet të ketë deri në pesë (5) fjalë çelës;
- Stili i shkrimit: sipas APA-s, botimi 7.
Pas vlerësimit, do të bëhet pranimi ose refuzimi i tyre. Pas vlerësimit pozitiv të abstrakteve dhe miratimit nga Këshilli Shkencor i Konferencës, autorët ftohen të dërgojnë punimin e plotë për prezantim në konferencë dhe botim në Librin e punimeve të konferencës.
BOTIMI I PUNIMEVE
Punimet e plota do të botohen në Librin e punimeve të konferencës. Punimet, të cilat do të shqyrtohen për botim, duhet t’i plotësojnë kriteret vijuese:
- Të respektojnë stilin APA (struktura, referencat, stili i shkrimit);
- Emrin dhe mbiemrin e autorit, emrin e institucionit ku punon autori;
- Stili i shkronjave: Times New Roman 12, ndërsa titulli Times New Roman 14;
- Emrin dhe mbiemrin e së paku dy recensentëve të punimit;
- Të kenë abstraktin sipas kritereve të dhëna më lart;
- Të përmbajnë: hyrjen për temën dhe qëllimin, shqyrtimin e literaturës, metodologjinë e përdorur, gjetjet dhe analizën e tyre, diskutimin dhe implikimet, përfundimet dhe rekomandimet;
- Punimet duhet të përmbajnë 2500 deri në 2700 fjalë.
Abstraktet dhe punimet e plota duhet të dërgohen brenda afateve të përcaktuara në e-mail-adresën: konferenca.ipk@gmail.com
Të gjitha abstraktet dhe punimet e pranuara do të botohen në Librin e punimeve të konferencës.
APLIKO NË KONFERENCË
Plotësoni të dhënat në formularin e mëposhtëm