Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, me përkrahjen e UNICEF-it, sot mbajtën konferencë në të cilën prezantuan raportin “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”
19/06/2018 2018-06-19 12:44Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, me përkrahjen e UNICEF-it, sot mbajtën konferencë në të cilën prezantuan raportin “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”
Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, me përkrahjen e UNICEF-it, sot mbajtën konferencë në të cilën prezantuan raportin “Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë”
Konferenca kishte për qëllim të informojë palët e interesit lidhur me përvojat e para në vlerësimin e brendshëm të performancës së shkollës në Kosovë, ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet politikave, procedurave dhe qasjeve ndaj vlerësimit të performancës së shkollës në Kosovë me vendet e BE-së , si dhe të këmbejë përvojat dhe praktikat e përfaqësuesve të institucioneve arsimore në Kosovë që kanë rol dhe përgjegjësi në sigurimin e cilësisë në institucionet arsimore parauniversitare. Në fund të konferencës u shpërndanë certifikatat për drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e cilësisë të përfshirë në programin e trajnimit për vlerësim të performancës së shkollës. Raporti i plotë i studimit do të publikohet në ueb-faqe të Institutit Pedagogjik të Kosovës.