Mission

Misioni

Veprimtaria e IPK-së

Zhvillon veprimtari profesionale në funksion të mbështetjes së shkollave, përmes aktiviteteve hulumtuese dhe trajnuese në aspektin pedagogjik, didaktik e metodik. Ofron mbështetjen profesionale institucioneve edukativo-arsimore përmes: bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes aktive të realizimit të programeve të hulumtimit arsimor, lidhur me problematikat që kanë të bëjnë me integrimin dhe gjithëpërfshirjen, arsimimin e të rriturve, arsimimin dhe aftësimin profesional, parandalimin e braktisjes së shkollimit, të informimit dhe orientimit profesional etj. Ndërtimit të proceseve trajnuese për personelin e shkollës, në përputhje me nevojat e planifikuara dhe ofertat trajnuese. Ofrimit i modeleve të reja për të përmirësuar cilësinë e praktikave shkollore dhe zhvillimin e strategjive mbështetëse në bashkëveprim me agjencitë e tjera. Promovon dhe favorizon përhapjen e metodologjive dhe praktikave të vlerësimit dhe vetëvlerësimit, duke pasur parasysh përvojat që zhvillohen në Kosovë dhe jashtë saj. Bën aftësimin e kuadrit për punë kërkimore-shkencore gjatë pjesëmarrjes në proceset hulumtuese. Në muajin mars 2007 komisioni intervistues bën përzgjedhjen e hulumtuesve sipas sektorëve dhe zyrave të parapara me strukturën e IPK-së, të cilat nga datat 16-30 qershor 2007 ndjekin kurse intensive të parapara në projekt në metodologjitë e punës kërkimore shkencore të udhëhequra nga ekspertë të instituteve profesionale të Milanos. Pas gjithë këtij rrugëtimi të këtij projekti, me 3 shtator 2007 Instituti Pedagogjik i Kosovës filloi punën e tij, i cili është institucion kërkimor – shkencor publik që merret me hulumtime, trajnime, vlerësime dhe inovacione në fushën e arsimit.
556844344_1273569367903068_508732627575666267_n-2.jpg
581148221_1311089887484349_6319925306788214771_n-1.jpg

Established to support the development and improvement of the education system in the Republic of Kosovo.

© 2025 IPK. All Rights Reserved

Kosovo Pedagogical Institute

Adresa:
38 Lorenc Antoni St.
Pristina 10000,
Republic of Kosovo

Phone: +383 (0)38 213 830

Email: institutipedagogjik@gmail.com