News

Thirrje për dërgimin dhe shqyrtimin e punimeve për botim në revistën shkencore “Kërkime Pedagogjike” (2024)

stafi-logo-kur-ska-staf

Thirrje për dërgimin dhe shqyrtimin e punimeve për botim në revistën shkencore “Kërkime Pedagogjike” (2024)

[vc_row][vc_column][vc_custom_heading source=”post_title” font_container=”tag:h2|font_size:28|text_align:left|color:%23000000″ google_fonts=”font_family:Roboto%3A100%2C100italic%2C300%2C300italic%2Cregular%2Citalic%2C500%2C500italic%2C700%2C700italic%2C900%2C900italic|font_style:400%20regular%3A400%3Anormal” css=”.vc_custom_1637675069983{margin-bottom: 30px !important;}”][vc_column_text el_class=”listbullet”]Thirrje për studiues/autorë të fushës së Pedagogjisë – Edukimit për botim të punimeve në revistën shekncore te Institutit Pedagogjik të Kosovës “Kërkime Pedagogjike” 2024

Këtë vit, Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK), me synim që të krijohen ura të reja të bashkëpunimit me studiues në fushën e Edukimit, fton studiues/autorë të interesuar të botojnë punimet e tyre në revistën shkencore të Institutit “Kërkime Pedagogjike” 2024.

Revista shkencore “Kërkime Pedagogjike” ka numrin e saj të ISSN-së, publikohet nga Instituti (botim në letër dhe online) si dhe në Platformën e revistave akademike dhe shkencore shqiptare, albanica.al – https://albanica.al

Nga aplikimet me punime në këtë thirrje, redaksia e revistës shkencore “Kërkime Pedagogjike” ka planifikuar të përzgjedhë 3 deri 5 artikuj/punime, të cilët ndër të tjera veçohen me një fokus në ofrimin e alternativave për zgjidhje të problemeve të caktuara në fushën e edukimit, sektorit të arsimit parauniversitar, të bazuara në evidenca dhe gjetje relevante të studimit.

Data me rëndësi:

  • Dërgimi i artikullit/punimit nga autori/autoret: deri më 31 Tetor 2024
  • Përgjigjja nga redaksia për artikullin/punimin e autorit te derguar: deri më 10 nëntor 2024
  • Dërgimi i punimit të rishikuar/plotësuar nga autori: deri më 15 nëntor 2024
  • Publikimi i revistës “Kërkime Pedagogjike”: deri më 24 dhjetor 2024

Botimi i punimeve – kriteret

Punimet për botim në Revisten “Kërkime Pedagogjike” të IPK-së, vlerësohen nga redaksia e revistës. Punimet, të cilat do të shqyrtohen për botim duhet t’i plotësojnë kriteret vijuese;

  • Punimi/et duhet të respektojnë stilin APA (struktura, referencat, stili i shkrimit).
  • Titulli i punimit duhet të përfaqësojë përmbajtjen e punimit. Duhet t’i përmbajë jo më shumë se 12 fjalë;
  • Punimi duhet të kenë emrin, mbiemrin e autorit/eve, emrin e institucionit/organizatës ku punon autori/ët;
  • Stili i shkronjave Times New Roman 12, ndërsa titulli Times New Roman 14;
  • Emrin dhe mbiemrin e së paku dy recensentëve të punimit;
  • Punimi duhet të ketë abstraktin sipas kritereve:
    • Abstrakti duhet të përmbajnë 200 deri në 250 fjalë.
    • Abstrakti duhet të përmbajë një hyrje të shkurtër për temën, qëllimin, metodën kryesore të përdorur, gjetjet ose implikimet dhe përfundimet kryesore.
    • Abstrakti mund të ketë deri në shtatë (7) fjalë çelës. Stili i shkrimit sipas APA-s, botimi 7.
    • Abstrakti duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
  • Punimi i plotë i dërguar për shqyrtim dhe për botim duhet të përmbajë: abstraktin, hyrjen për temën, qëllimin dhe problemin, kontekstin teorik – shqyrtimin e literaturës, metodologjinë e përdorur, gjetjet dhe analizën e tyre, diskutimin dhe implikimet, përfundimet dhe rekomandimet;
  • Punimi lejohet të jetë nga 6000 – 8000 fjalë. Në këtë numër nuk përfshihen abstrakti, tabelat, figurat dhe referencat e punimit/artikullit;
  • Punimi i plotë i dërguar për shqyrtim dhe për botim duhet të ketë raportin me emrin dhe mbiemrin e redaktorit gjuhësor;
  • Krahas dërgimit të punimit të plotë, autori/ja i dërgon edhe raportet e vlerësimit të dy recensentëve të punimit.

Artikujt/punimet dërgohen në emal-adresën: institutipedagogjik@gmail.com Ju mirëpresim![/vc_column_text][vc_empty_space height=”64px”][vc_empty_space height=”64px”][/vc_column][/vc_row]