Bashkëpunimi në kuadër të projektit QUASAR – CIDREE
23/06/2022 2022-11-24 13:32Bashkëpunimi në kuadër të projektit QUASAR – CIDREE
Bashkëpunimi në kuadër të projektit QUASAR – CIDREE
[vc_row][vc_column][vc_custom_heading source=”post_title” font_container=”tag:h2|font_size:28|text_align:left|color:%23000000″ google_fonts=”font_family:Roboto%3A100%2C100italic%2C300%2C300italic%2Cregular%2Citalic%2C500%2C500italic%2C700%2C700italic%2C900%2C900italic|font_style:400%20regular%3A400%3Anormal” css=”.vc_custom_1637675069983{margin-bottom: 30px !important;}”][vc_single_image source=”featured_image” img_size=”full” css=”.vc_custom_1629465475358{margin-bottom: 60px !important;}”][vc_column_text]Në vitin 2015, Instituti Pedagogjik i Kosovës u anëtarësua në Konsorciumin e Instituteve për Zhvillim dhe Hulumtim në Edukim në Evropë (CIDREE – Consortium of Institutions for Development and Research in Education in Europe). Hulumtuesit e IPK –së marrin pjesë dhe kontribuojnë në të gjitha aktivitete e përbashkëta, si dhe përgatisin dhe i botojnë punimet në Vjetarin e përbashkët të CIDREE, i cili prezantohet dhe promovohet në Konferencën Vjetore të CIDREE.
CIDREE është një rrjet i vetëmenaxhuar i njësive edukative, të cilat luajnë rol të njohur nacional në fushën e zhvillimit të kurrikulave dhe/ose në fushën e hulumtimit në edukim. Është krijuar në vitin 1999, me qasje për ndërtimin e raporteve të afërta të bashkëpunimit në sistemin edukativ evropian. CIDREE udhëhiqet nga anëtarët, për anëtarët.
Misioni i CIDREE:
- Të kontribuojë në rritjen e kualitetit të vendeve anëtare, përmes ndërlidhjes dhe shkëmbimit në nivel të lartë të njohurive dhe përvojave;
- Të ndërtojë CIDREE-n si një rrjet me ndikim, dinamik dhe të përgjegjshëm, që mbështet interesat individuale dhe të institucioneve – anëtarëve;
- Të respektojë interesat e institucioneve anëtare në rrjetet dhe organizatat e tjera evropiane.
Në suaza të veprimtarisë dhe mundësive të bashkëpunimit të vendeve anëtare të CIDREE, Institute for Education Quality and Evaluation –IEQE nga Serbia (https://ceo.educ.rs), në vitin 2022 realizon projektin ‘Quality Assurance in Education: Strategical Approach in Reading literacy-QUASAR’. Pjesë e këtij projekti janë edhe Kosova, e përfaqësuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës-IPK (https://ipkmasht.rks-gov.net) dhe Sllovenia, e përfaqësuar nga National Education Institute of Slovenia-NEI(https://www.zrss.si).
Në projektin QUASAR, përveç shkëmbimit të përvojave për temën e projektit, në fokus të bashkëpunimit janë reflektimi dhe identifikimi i qasjeve për këto aspekte:
- Politikat zyrtare në vendet anëtare të CIDREE, në zhvillimin e shkrim-leximit (standardet arsimore, kurrikula e gjuhës/leximit në arsimin fillor, zhvillimi profesional-kërkesat dhe programet);
- Përvoja në iniciativat kombëtare, rajonale dhe lokale, në nxitjen e shkrim-leximit në arsimin fillor;
- Monitorimi i progresit të nxënësve në lexim (vlerësimi kombëtar, provimi përfundimtar në fund të shkollës fillore) dhe ndikimi i pandemisë Covid-19 në shkrim-leximin.
Duke qenë se leximi është hapi i parë dhe baza për çdo mësim dhe zhvillim, synimi është që, përmes bashkëpunimit, të identifikojmë përvojat e mira dhe mundësitë për:
- Përmirësim/avancim të shkathtësive të nxënësve për shkrim-lexim;
- Zhvillim të koncepteve për Strategji Kombëtare për inkurajim të shkrim-leximit,
- Identifikim të qasjeve dhe masave që do të përmirësojnë rezultatet e nxënësve në vlerësimin kombëtar dhe ndërkombëtar në shkrim-lexim.
- Mbledhje të shembujve të praktikave të mira nga vende të ndryshme, të cilët do të shpërndahen përmes faqes së internetit CIDREE, faqes së internetit të institucioneve partnere dhe rrjeteve sociale,
- Mbledhje të ideve dhe temave për takime/projekte të mëtejshme,
- Zhvillim të dokumenteve/publikimeve që mund të përdoren nga institucionet anëtare.
Përfaqësues nga IPK-ja në aktivitetet e projektit, përfshirë edhe vizitat dhe takimet në bashkëpunim, është përcaktuar të jenë hulumtuesit Ismet Potera, Luljeta Shala dhe koordinatorja nacionale për CIDREE, Haxhere Zylfiu.
Takimi i parë, në kuadër të projektit të përbashkët, u mbajt në Beograd, më 17 dhe 18 maj 2022. Mikpritës ishin udhëheqës dhe zyrtarë nga IEQE, ndërsa pjesëmarrës ishin përfaqësues nga NIE si dhe hulumtuesit nga IPK.
Në takim u prezantuan dhe u diskutuan informatat lidhur me politikat zyrtare në vendet partnere në zhvillimin e shkrim-leximit, kurrikulat e gjuhës/leximit në arsimin fillor, kërkesat dhe programet për zhvillim profesional të mësimdhënësve, procesi i të mësuarit nga kolegët për standardet arsimore dhe përvojat në iniciativat kombëtare, rajonale dhe lokale për inkurajimin e shkrim-leximit. U reflektua për përvojat dhe u dhanë materialet për publikim në platformën SharePoint, në të cilin mund të kenë qasje të gjitha institucionet anëtare në CIDREE.[/vc_column_text][dt_gallery_masonry mode=”grid” bwb_columns=”desktop:4|h_tablet:4|v_tablet:3|phone:2″ image_sizing=”resize” resized_image_dimensions=”4×3″ image_border_radius=”0px” image_scale_animation_on_hover=”disabled” image_hover_bg_color=”disabled” show_zoom=”n” include=”6158,6155,6152,6149″ css_dt_gallery=”.vc_custom_1669296444356{padding-top: 30px !important;padding-bottom: 30px !important;}”][vc_column_text]Takimi i dytë në kuadër të projektit u mbajt në Ljubljanë të Sllovenisë në datat 08 dhe 09 shtator 2022.
Temat e trajtuara gjatë takimit/punëtorisë ishin: reflektim për aktivitetet e ndërmarra ndërmejt dy takimeve, stimulimi i ambientit të të mësuarit për zhvillimin e kompetencave të shkrim-leximit, qasjet didaktike për zhvillimin e shkrim –leximit dhe vlerësimi formativ si qasje kryesore për zhvillimin e shkrim-leximit, qasjet didaktike në shkolla, vlerësimi i zbatimit të shkrim-leximit në shkolla, ndërlidhja e zhvillimit të kompetencës së shkrim-leximit me atë të teknologjisë së informacionit, etj.
Prezent ishin edhe mësimdhënës të shkollave fillore dhe udhëheqësve të shkollave, me të cilët u diskutua lidhur me përvojat e shtetit slloven për zhvillimin e shkrim-leximit në shkolla, përfshirë përvojat e mësimdhënësve për zhvillimin e shkrim-leximit në klasat ku ata punojnë, mbështetjen që ofrojnë udhëheqësit e shkollave për zhvillimin e shkrim-leximit, etj.
Në ditën e dytë të takimit, me përfaqësus të NIES u diskutuan përfundimet dhe aktivitetet e mundshme për realizim në të ardhmen, përfshirë hartimin e një palni të veprimit, si dhe idetë për hartimin e materialeve mbështetëse për shfrytëzim nga vendet anëtare të CIDREE.
Foto nga takimi në Ljubljanë[/vc_column_text][dt_gallery_masonry mode=”grid” bwb_columns=”desktop:1|h_tablet:1|v_tablet:1|phone:1″ image_sizing=”resize” resized_image_dimensions=”4×3″ image_border_radius=”0px” image_scale_animation_on_hover=”disabled” image_hover_bg_color=”disabled” show_zoom=”n” include=”6146″ css_dt_gallery=”.vc_custom_1669296358583{padding-top: 30px !important;padding-bottom: 30px !important;}”][vc_column_text]Takimi i tretë u mbajt në datën 28.10.2022, u realizua në formën online, përmes platformës virtuale ZOOM. Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues të të tri instituteve tanimë në bashkëpunim në kuadër të projektit QUASAR. IPK kishte rolin e organizuesit dhe udhëheqësit të takimit.
Temat e takimit kishin të bënin me përmbylljen e projektit, gjegjësisht me reflektimet rreth çështjeve:
- Zhvillimet e bëra në kuadër të projektit, përvojat e mira si rezultat i bashkëpunimit në avancimin e kompetencës së shkrim-leximit te nxënësit e arsimit fillor, përfshirë edhe tejkalimin e humbjeve si rezultat i Covid 19.
- Iniciativat e vendeve pjesëmarrëse në avancimin e kompetencës së shkrim-leximit te nxënësit e arsimit fillor
- Shfrytëzimi i këtyre përvojave në funksion të avancimit të aspekteve të shkrim-leximit në vendet e përfshira në projekt,
- Si mund të bëhet shpërndarja më e mirë e përvojave dhe modeleve të suksesshme edhe te vendet tjera anëtare të CIDREE,
- Si mund të kontribuohetImpact of Covid-19 Pandemic on Reading Literacy
Përveç përfaqësuesve të rregullt nga të tre instituteve, mysafirë të ftuar për të kontribuar lidhur me temën e takimit ishin Zj. Besianë Munsmurati, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës dhe Znj. Diellza Veliu- menaxhere e projekteve në organizatën ETEA. Nga të ftuarat, kryesisht u prezantuan përvojat e komunës së Prishtinës në jetësimin e projektit për bibliotekat qarkulluese.
Disa foto nga takimi online:[/vc_column_text][dt_gallery_masonry mode=”grid” bwb_columns=”desktop:4|h_tablet:4|v_tablet:2|phone:1″ image_sizing=”resize” resized_image_dimensions=”4×3″ image_border_radius=”0px” image_scale_animation_on_hover=”disabled” image_hover_bg_color=”disabled” show_zoom=”n” include=”6171,6161,6165,6168″ css_dt_gallery=”.vc_custom_1669296372842{padding-top: 30px !important;padding-bottom: 30px !important;}”][vc_empty_space height=”64px”][vc_empty_space height=”64px”][/vc_column][/vc_row]