News

FILLOI PUNIMET KONFERENCA NDËRKOMBËTARE “FUQIZIMI I KUJDESIT, ZHVILLIMIT DHE EDUKIMIT NË FËMIJËRINË E HERSHME NË KOSOVË”

News

FILLOI PUNIMET KONFERENCA NDËRKOMBËTARE “FUQIZIMI I KUJDESIT, ZHVILLIMIT DHE EDUKIMIT NË FËMIJËRINË E HERSHME NË KOSOVË”

Konferenca është organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim të ngushtë me Save the Children dhe Institutin Pedagogjik të Kosovës

Drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu tha se në vazhdimësi po punojnë për edukimin e hershëm të fëmijëve dhe për integrimin e tyre në shoqëri.

“Ne si Save the Children punojmë në vazhdimësi për të jetësuar krijimin e një botë ku çdo fëmijë gëzon të drejtën për pjesëmarrje. Ne kemi punuar në mbështetjen e edukimit të fëmijërisë së hershme të fëmijëve në Kosovë”.

“Nga viti 2015 Save the Children punon me fëmijët nga mosha  0-5 vjeç dhe është i shtrirë në 8 komuna. Ne kemi arritur që gradualisht ta rrisim cilësinë e zhvillimit të hershëm të fëmijëve. Mbetet edhe shumë punë për të bërë. Duhet të bashkëpunojnë më shumë prindërit dhe qytetarët me fëmijët”.

Nezir Çocaj, drejtor i Institutit Pedagogjik Kosovës, tha se kanë për qëllim rritjen e cilësisë së arsimit në vend.

“Instituti Pedagogjik ka për qëllim rritjen e cilësisë së arsimit në vend. Ne kemi vizion të jemi referues për sistemin arsimor në Kosovë dhe të ofrojmë hulumtime shkencore dhe mbështetje në fushën edukative arsimore”

Zëvendësshefja e bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Hillen Francke në fjalën e saj ka theksuar se, edukimi në fëmijërinë e hershme mbulon vitet më të rëndësishme dhe vë themelin e arritjeve gjatë tërë jetës. Francke tha se, investimi në arsim, me theks në fëmijërinë e hershme, ndërlidhet ngushtë edhe me zhvillimin ekonomik të vendit.

Zëvendësshefi i UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, ndër të tjera theksoi rolin dhe rëndësinë e edukimit në fëmijëri të hershme, si parakusht që më lehtësishtë të arrijnë të zhvillojnë kapacitetet intelektuale në të ardhmen.

Leave your thought here

Your email address will not be published. Required fields are marked *