Konferenca kishte për qëllim të informojë palët e interesit lidhur me përvojat e para në vlerësimin e brendshëm të performancës së shkollës në Kosovë, ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet politikave, procedurave dhe qasjeve ndaj vlerësimit të performancës së shkollës në Kosovë me vendet e BE-së , si dhe të këmbejë përvojat dhe praktikat e përfaqësuesve të institucioneve arsimore në Kosovë që kanë rol dhe përgjegjësi në sigurimin e cilësisë në institucionet arsimore parauniversitare. Në fund të konferencës u shpërndanë certifikatat për drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e cilësisë të përfshirë në programin e trajnimit për vlerësim të performancës së shkollës. Raporti i plotë i studimit do të publikohet në ueb-faqe të Institutit Pedagogjik të Kosovës.