Instituti Pedagogjik i Kosovës ka realizuar trajnimin me grupin e dytë të mësimdhënësve të AAP-së, të shkollave të rajonit të Prishtinës, dhe ka certifikuar 26 mësimdhënës.

Në ceromoninë për certifikimin e mësimdhënësve e pranishme ishte u.d. e Institutit Pedagogjik të Kosovës, Labëri Luzha dhe trajnerët e programit: Bashkim Ali Azemi, Haxhere Zylfiu dhe Arbnesha Mexhuani.                                             

Instituti Pedagogjik i Kosovës – Sektori për Arsim Gjatë Gjithë  Jetës, në vitin 2014 ka akredituar në MASHT programin e trajnimit ‘Trajnimi i mësimdhënësve të shkollave profesionale të Kosovës për punën me të rriturit’.

Në vitin 2015, IPK-ja ka realizuar trajnimin me mësimdhënës të shkollave profesionale të rajonit të Prishtinës dhe ka certifikuar 26 mësimdhënës, ndërsa në vitin 2016 trajnimin e ka realizuar  me mësimdhënës të shkollave profesionale të Gjilanit dhe ka certifikuar 26 mësimdhënës.

Shkarko:
Instituti Pedagogjik i Kosovës Lajme
Instituti Pedagogjik i Kosovës Lajme
Instituti Pedagogjik i Kosovës Lajme
Instituti Pedagogjik i Kosovës Lajme